Mazreku vizitoi pikat kufitare në veri të vendit

8:16 / 16 Nëntor 2020

Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vazhduar me vizitat nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar të hënën pikën kufitare në Berrnjak në veri të vendit, ku dhe eshte takuar me komandantin e stacionit Policor Millosh Dançetoviç.

Po ashtu,  gjatë ditës ushtruesi i detyres se Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar edhe pikën kufitare në Jarinjë.

Ndryshe që nga marrja e detyrës si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Mazreku ka vizituar pikat kufitare në të cilat Byroja Kosovare e Sigurimeve ka pikat e saj ku qytetarët kanë mundësu të marrin policat e sigurimit / Byroja Kosovare e Sigurimeve /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]