Mbahet Konferenca Ditët Kroate të Sigurimeve

3:08 / 05 Nëntor 2021

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, z. Sami Mazreku morri pjesë në Konferencën më të madhe rajonale të industrisë së sigurimeve “Ditët Kroate të Sigurimeve” e cila u mbajt më 4 nëntor 2021 në Zagreb, organizuar nga Byroja Kroate e Sigurimeve (HUO) dhe partnerët, Shoqata Kroate e Punëdhënësve, Dhoma Kroate e Tregtisë, Shoqëria Kroate Aktuariale, Shoqëria Kroate për të Drejtën Civile dhe Praktikën dhe Shoqata Kroate e Ligjit të Sigurimeve.

Ditët Kroate të Sigurimeve mblodhën edhe një herë njerëz lider në profesionin e sigurimeve nga niveli kombëtar, rajonal dhe evropian dhe u organizua me mbështetjen dhe patronatin e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kroacia.

Ekspertët kryesorë nga radhët e sigurimeve dhe risigurimeve, rregullatorët dhe institucionet e tjera financiare mbështetëse edhe këtë vit diskutuan tendencat aktuale, por edhe sfidat e ardhshme të industrisë së sigurimeve në Kroaci dhe në botë.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]