Mbahet takimi i Komitetit Ligjor
7:52 / 13 Qershor 2022
Në kuadër të takimeve të rregullta me komitetet, është mbajtur takimi i Komitetit Ligjor pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Komiteti Ligjor në përbërje të Drejtorëve të Departamentit Ligjor të anëtarëve të Byrosë, në takim ka diskutuar lidhur me implementimin e legjislacionit në fuqi, ndryshimit të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, rregulloreve të brendshme të Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës dhe ato të Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Byroja Kosovare e Sigurimit përmes komitetit ligjor do të kontribuojë në zhvillimin e industrisë së sigurimeve, në aspektin e avancimit sa më të mirë të legjislacionit në fuqi.