Mbahet takimi i Komitetit të Dëmeve pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit
7:56 / 13 Qershor 2022
Komiteti i Dëmeve, në përbërje të Drejtorëve të Departamentit të Dëmeve të anëtarëve të Byrosë, në takim ka diskutuar lidhur me trendin në rritje të pagesës së dëmeve dhe performancën e industrisë së sigurimeve në këtë aspekt. Poashtu, u diskutua edhe shkëmbimi i përvojave të anëtarëve të komitetit në zgjidhjen e lëndëve në procedurë gjyqësore, me efekt në uljen e dëmit mesatar të paguar.
Komiteti i Dëmeve mbetet i përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve, në rritjen e vëllimit të pagesave të dëmeve për palët e dëmtuara në aksidente të komunikacionit.