Mbahet takimi i Komitetit të Financave pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit
7:53 / 13 Qershor 2022
Komiteti i Financave ka mbajtur takimin vijues në të cilin janë diskutuar çështja e implementimit të Ligjit të Korporatave dhe si dhe ndikimi që ky ligj ka pasë në raport me performancën e tregut të sigurimeve në vend. Ndër të tjera, komiteti ka diskutuar mbi vazhdimësinë e financimit të rregullt të Fondit të Kompensimit, për të mundësuar pagesën në kohë dhe në vlerë të dëmeve të trajtuara.
Byroja Kosovare e Sigurimit do të sigurojë që të dëmtuarit nga aksidentet e komunikacionit, të kompensohen sa më shpejtë për dëmin e pësuar.