Mbahet takimi i Komitetit të Marrjes në Sigurim pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit.
7:46 / 13 Qershor 2022
Komiteti i Marrjes në Sigurim ka mbajtur takim në të cilin është diskutuar përmbajtja e modelit të ri të policës së sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia (TPL), në saje të digjitalizimit të industrisë së sigurimeve.
Me fillimin e aplikimit të ngjitësve (stickers) për identifikimin e automjeteve të regjistruara/siguruara në qarkullim rrugor, policëmbajtësit do të pajisen me formatin e ri të policës së sigurimit në të cilën qartë janë paraqitur të dhënat të cilat mblidhen dhe përpunohen nga siguruesit gjatë marrjes në sigurim.
Brenda një kohe shumë të shkurtë, polica e sigurimit do të konfirmohet/validohet nga Qendrat e Regjistrimit të Automjetit në mënyrë elektronike, pa qenë e nevojshme që polica e sigurimit TPL të prezantohet gjatë procedurës së regjistrimit të mjetit motorrik.
Byroja Kosovare e Sigurimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndërlidhjen e sistemeve të të dhënave ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës t’a kenë sa më të lehtë ndjekjen e procedurës së regjistrimit dhe sigurimit të mjetit motorik, ashtu që në vazhdimësi të rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion rrugor