Mbahet takimi i Komitetit të Teknologjisë Informative pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit

7:55 / 13 Qershor 2022

Komiteti i Teknologjisë Informative, ka mbajtur takimin vijues në të cilin janë diskutuar përvojat e deritanishme të implementimit të sistemit të sigurimeve “InsureX” dhe efektin e drejtpërdrejtë të treguar në avancimin teknologjik në industrinë e sigurimeve.
Poashtu, në takim është diskutuar edhe implementimi i komponentëve të veçanta mbi parandalimin e mashtrimeve në sigurimeve, i cili do të funksionalizohet në kuadër të sistemit të ri të industrisë. Gjithashtu, është disktuar edhe rëndësia e komponentit për lëshimin e certifikatës së aksidentit, për të verifikuar historikun e mjetit motorik, e cila do të jetë vlerë e shtuar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]