Mbi 400 milionë euro pagesë të dëmeve

7:14 / 24 Gusht 2019

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka thënë se nga vitit 2001 e deri më tash pagesa e demeve për automjete ta siguruara e pa siguruara nga aksidentet në komunikacion shkon në 400 milionë euro.

“Në periudhën 2001-2018, kompanitë e sigurimeve kanë paguar 400 milionë euro dëme nga automjetet e siguruara dhe të pasiguruara. Kemi rritje të hyrjeve dhe pagesë të dëmeve. Ne vazhdimisht po kërkojmë që të gjendet një mundësi, që nga Ministria e Punëve të Brendshme të pastrohet lista e veturave të paregjistruara. Sipas një të dhëne janë 110 mijë automjete të paregjistruara dhe kërkesa jonë ka qenë që ta gjejmë formën ligjore që t’i pastrojmë këto lista dhe të dihet saktë sesa mjete janë të paregjistruara”, tha Mazreku. Dëmet e automjeteve të pasiguruara brenda vitit shkojnë në miliona euro.

“Vetëm pagesa e demeve për automjetet e pa siguruara është nga 2.7 milionë euro deri në 3.5 milionë euro për çdo vit. Vlen të theksohet se ky dëm kompensohet nga fondi i kompanive të sigurimit. Është një barrë shtesë e kompanive që janë të obliguar që atë pjesë ta paguajnë pjesën e vet”, tha Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]