Sipas të dhënave të siguruara nga “iSIGURIME”, shihet se nga fillimi i vitit 2018 e deri në tash, mbi 80 % e automjeteve në vendin tonë janë regjistruar me vonesa duke nisur nga 5 ditë deri më 365 ditë. Sipas Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës numri i madh i automjeteve të paregjistruara përpos që paraqet rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që automjetet e tilla janë të pa kontrolluara teknikisht, njëkohësisht edhe buxheti i Kosovës humb të hyra të konsiderueshme të parave nga mos pagesa e taksave të parapara me ligj
iSIGURIME
Katërmijë e gjashtëdhjetë e pesë automjete gjatë vitit që lamë pas janë regjistruara me365 ditë vonese, deri sa 10,750 tjera janë regjistruar me më shumë se 6 muaj vonese. Sipas të dhënave të siguruara nga “iSIGURIME”, gazetë zyrtare e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës shihet se mbi 80 për qind e automjeteve në vendin tonë janë regjistruara me vonesë prej 5 deri në 365 ditë. Sipas këtyre të dhënave të monitoruara nga fillimi i vitit 2018 e deri më tash shihet se vetëm 65,757 automjete, apo 22.38% e numri të përgjithshëm janë regjistruar pa asnjë ditë vonesë, deri sa 27,381 automjete, apo 9.32% janë regjistruar me një ditë vonesë. Gjithashtu 60,187 automjete, apo 20.48% e numrit të përgjithshëm të automjeteve janë regjistruar me 5 ditë vonesë, deri sa 30,569 tjera apo 10.40% sipas të dhënave të siguruara janë regjistruar me mbi 10 ditë vonesë.
10,750 automjete të regjistruar me mbi 180 ditë vonesë
Më tutje referuar të dhënave të siguruara nga “iSIGURIME”, shihet se 30,627 automjete, apo 10.42 % e numri të përgjithshëm të automjeteve në vend, janë regjistruar me më shumë se 30 ditë vonesë, deri sa 22,510, apo 7.66% janë regjistruar me më shumë se 60 ditë vonesë. “ 9,644 apo 3.28% e numrit të përgjithshëm të automjeteve në vendin tonë janë regjistruar me mbi 90 ditë vonesë, 10,750 automjete, apo 3.66% janë regjistruar me 180 ditë vonesë, 4,065 automjete, apo 1.38% janë regjistruar me më shumë se 180 ditë vonesë”. Më tutje referuar të dhënave të siguruara shihet se 14,424 automjete, apo 4.91% e numri të përgjithshëm të automjeteve në vend janë regjistruar para skadimit të regjistrimit, deri sa 72 automjete sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar me më shumë se 1 vit vonesë.
Automjetet e paregjistruara paraqesin rrezik
Sipas Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës numri i madh i automjeteve të paregjistruara përpos që paraqet rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që automjetet e tilla janë të pa kontrolluara teknikisht, njëkohësisht edhe buxheti i Kosovës humb të hyra të konsiderueshme të parave nga mos pagesa e taksave të parapara me ligj. “Numri i madh i automjeteve të paregjistruara paraqet rrezik serioz. Institucionet e vendit duhet ta bëjnë të pamundurën që ta ulin ketë numër. Në aspektin teknik ato paraqesin rrezik për pjesëmarrësit e rregullt në komunikacion, pasi që nuk i nënshtrohen kontrolleve teknike, deri sa në aspektin financiar shteti humb para, pasi që nuk paguhen taksat e parapare me ligjet në fuqi” ka thënë Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.
“Numri i madh i automjeteve të paregjistruara paraqet rrezik serioz. Institucionet e vendit duhet ta bëjnë të pamundurën që ta ulin ketë numër. Në aspektin teknik ato paraqesin rrezik për pjesëmarrësit e rregullt në komunikacion, pasi që nuk i nënshtrohen kontrolleve teknike, deri sa në aspektin financiar shteti humb para, pasi që nuk paguhen taksat e parapare me ligjet në fuqi” ka thënë Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.
Ditë vonesë Nr. Policave % Numri i ditëve ne vonese
0 65,757 22.38% –
1 27,381 9.32% 27,381
5 60,187 20.48% 187,515
10 30,569 10.40% 228,555
15 17,877 6.08% 229,656
30 30,627 10.42% 682,523
60 22,510 7.66% 961,747
90 9,644 3.28% 710,050
180 10,750 3.66% 1,355,155
365 4,065 1.38% 976,497
Para skadimit 14,424 4.91% –
Mbi 1 vit vonës 72 0.02% 26,916
TOTAL: 293,863 5,385,995