Mbi 70 % e automjeteve u regjistruan me vonesa

3:07 / 02 Prill 2020

Sipas të dhënave të siguruara nga “iSIGURIME”, shihet se nga fillimi i vitit 2018 e deri në tash, mbi 80 % e automjeteve në vendin tonë janë regjistruar me vonesa duke nisur nga 5 ditë deri më 365 ditë. Sipas Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës numri i madh i automjeteve të paregjistruara përpos që paraqet rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që automjetet e tilla janë të pa kontrolluara teknikisht, njëkohësisht edhe buxheti i Kosovës humb të hyra të konsiderueshme të parave nga mos pagesa e taksave të parapara me ligj

iSIGURIME

Katërmijë e gjashtëdhjetë e pesë automjete gjatë vitit që lamë pas janë regjistruara me365 ditë vonese, deri sa 10,750 tjera janë regjistruar me më shumë se 6 muaj vonese. Sipas të dhënave të siguruara nga “iSIGURIME”, gazetë zyrtare e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës shihet se mbi 80 për qind e automjeteve në vendin tonë janë regjistruara me vonesë prej 5 deri në 365 ditë. Sipas këtyre të dhënave të monitoruara nga fillimi i vitit 2018 e deri më tash  shihet se vetëm 65,757 automjete, apo 22.38% e numri të përgjithshëm janë regjistruar pa asnjë ditë vonesë, deri sa 27,381 automjete, apo 9.32% janë regjistruar me një ditë vonesë. Gjithashtu 60,187 automjete, apo 20.48% e numrit të përgjithshëm të automjeteve janë regjistruar me 5 ditë vonesë, deri sa 30,569 tjera apo 10.40% sipas të dhënave të siguruara janë regjistruar me mbi 10 ditë vonesë.

10,750 automjete të regjistruar me mbi 180 ditë vonesë

Më tutje referuar të dhënave të siguruara nga “iSIGURIME”, shihet se 30,627 automjete, apo 10.42 % e numri të përgjithshëm të automjeteve në vend, janë regjistruar me më shumë se 30 ditë vonesë, deri sa 22,510, apo 7.66% janë regjistruar me më shumë se 60 ditë vonesë. “ 9,644 apo 3.28% e numrit të përgjithshëm të automjeteve në vendin tonë janë regjistruar me mbi 90 ditë vonesë, 10,750 automjete, apo 3.66% janë regjistruar me 180 ditë vonesë, 4,065 automjete, apo 1.38% janë regjistruar me  më shumë se 180 ditë vonesë”. Më tutje referuar të dhënave të siguruara shihet se 14,424   automjete, apo 4.91% e numri të përgjithshëm të automjeteve në vend janë regjistruar para skadimit të regjistrimit, deri sa 72 automjete sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar me më shumë se 1 vit vonesë.

Automjetet e paregjistruara paraqesin rrezik

Sipas Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës numri i madh i automjeteve të paregjistruara përpos që paraqet rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që automjetet e tilla janë të pa kontrolluara teknikisht, njëkohësisht edhe buxheti i Kosovës humb të hyra të konsiderueshme të parave nga mos pagesa e taksave të parapara me ligj. “Numri i madh i automjeteve të paregjistruara paraqet rrezik serioz. Institucionet e vendit duhet ta bëjnë të pamundurën që ta ulin ketë numër. Në aspektin teknik ato paraqesin rrezik për pjesëmarrësit e rregullt në komunikacion, pasi që nuk i nënshtrohen kontrolleve teknike, deri sa në aspektin financiar shteti humb para, pasi që nuk paguhen taksat e parapare me ligjet në fuqi” ka thënë Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

 

“Numri i madh i automjeteve të paregjistruara paraqet rrezik serioz. Institucionet e vendit duhet ta bëjnë të pamundurën që ta ulin ketë numër. Në aspektin teknik ato paraqesin rrezik për pjesëmarrësit e rregullt në komunikacion, pasi që nuk i nënshtrohen kontrolleve teknike, deri sa në aspektin financiar shteti humb para, pasi që nuk paguhen taksat e parapare me ligjet në fuqi” ka thënë Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

 

Ditë vonesë                       Nr. Policave       %                            Numri i ditëve ne vonese

0                                              65,757                   22.38%                  –

1                                              27,381                   9.32%                    27,381

5                                              60,187                   20.48%                  187,515

10                                           30,569                   10.40%                  228,555

15                                           17,877                   6.08%                    229,656

30                                           30,627                   10.42%                  682,523

60                                           22,510                   7.66%                    961,747

90                                           9,644                     3.28%                    710,050

180                                         10,750                   3.66%                    1,355,155

365                                         4,065                     1.38%                    976,497

Para skadimit                          14,424                   4.91%                    –

Mbi 1 vit vonës                        72                           0.02%                    26,916

TOTAL:                                  293,863                                 5,385,995

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]