Më së shumti askidente komunikacioni ndodhin të hënën, më së paku të dielën

8:44 / 29 Korrik 2020

Gjatë ditës së hënë kanë ndodhur më së shumti aksidente komunikacioni në dekadën e fundit, ndërsa më së paku aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së diel. Kjo bëhet e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë Rrugore 2010-2019.

Sipas këtij raporti, gjatë viteve 2010-2019 në ditën e hënë kanë ndodhur 28585 aksidente trafiku, 26504 aksidente kanë ndodhur në ditën e martë, 26171 aksidente në ditën e mërkurë, 25835 aksidente në ditën e enjte, 26963 aksidente në ditën e premte, 25246 aksidente në ditën e shtunë, ndërsa 19481 aksidente komunikacioni kanë ndodhur në ditën e diel.

Ditët e javës                                                               Aksidentet 2010-2019

E hënë                                                                                28585

E martë                                                                              26504

E mërkurë                                                                         26171

E enjte                                                                                25835

E premte                                                                            26963

E shtunë                                                                             25246

E diel                                                                                   19481

Pasdite ndodhin më së shumti aksidente trafiku, natën më së paku

Numri më i madh i aksidenteve trafiku në Kosovë ndodhë gjatë orëve të pasdites, përkatësisht nga ora 14:00-18:00, kur punëtorët e sektorit publik dhe privat e përfundojnë orarin e punës.
Sipas raportit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë në rrugë, përgjatë viteve 2010-2019 gjatë orëve 14:00-18:00 kanë ndodhur 55481 aksidente trafiku, ndërsa gjatë orëve 10:00-14:00 përgjatë dekadës që lamë pas kanë ndodhur 48642 aksidente trafiku. Më së paku aksidente trafiku ndodhin gjatë orëve të vona të natës, përkatësisht nga 02:00-06:00, ku gjatë dekadës së kaluar kanë ndodhur 5000 aksidente trafiku.

 

  • 55481 aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 14:00-18:00.
  • 48642 aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 10:00-14:00.
  • 5000   aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 02:00-06:00.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]