Nga një janari stikersat me ngjyrë të gjelbër

11:41 / 04 Janar 2023

Nga një janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jene me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.

Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit

Përndryshe implementimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 % private. Pra, qytetaret nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre. / Byroja Kosovare e Sigurimit /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]