Njoftim për Hapjen e Konkursit për Pozitën e Drejtorit Ekzekutiv – BKS
8:27 / 08 Nëntor 2024
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) shpall të hapur pozitën për Drejtor Ekzekutiv, një mundësi unike për profesionistë të motivuar që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurimeve në Kosovë.
Përmbledhje e Pozicionit
Drejtori Ekzekutiv, si përfaqësues ligjor dhe statutar i BKS, është përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin (avansimin) e të gjitha aktiviteteve kryesore të BKS duke ofruar udhëheqje strategjike dhe mbikëqyrëse. Në veçanti, Drejtori Ekzekutiv do të:
- Ekzekuton dhe përmbush funksionet, detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga dispozitat e Ligjit nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, rregulloret e miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës si dhe Statutin e BKS.
- Mbikëqyrë proceset e planifikimit financiar, buxhetimit dhe parashikimit për të siguruar stabilitet financiar. Zhvillon modele komplekse dhe gjithëpërfshirëse financiare që pasqyrojnë projeksionet e të ardhurave, analizat e ndarjes së shpenzimeve, vlerësimet kuantitative të rrezikut dhe indikatorëve të tjerë të biznesit.
- Nxitë bashkëpunimet me partnerët strategjikë që përputhen me qëllimet dhe objektivat e BSK. Identifikon mundësitë e mundshme të biznesit, negocimin e partneriteteve dhe ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata.
- Monitoron indikatorët e performancës operacionale dhe financiare dhe zbaton veprime korrigjuese sipas nevojës për të arritur objektivat dhe strategjitë.
- Siguron respektimin e të gjitha ligjeve, rregulloreve dhe standardeve që rregullojnë industrinë e sigurimeve.
KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të përmbush të gjitha kriteret ligjore që parashihen me ligjin nr. 04/L-018 dhe rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës;
- Të ketë përgatitje universitare ndërsa cdo certifikim profesional është përparësi;
- Dhjetë ose më shumë vite përvojë multi-diciplinare (si financa, menaxhim të sistemeve të teknologjisë informative, menaxhim të produkteve, menaxhim i rrezikut, risigurim, qeverisje korporative) me rritje progresive në role drejtuese/menaxhuese në industrinë e sigurimeve apo insitucioneve financiare duke udhëhequr dhe motivuar ekipe ndërfunksionale;
- Njohja e gjuhës angleze ne nivel profesional është e preferuar ndërsa njohja e gjuhëve tjera paraqet përparësi shtesë.
AFTËSITË E DREJTPËRDREJTA OSE TË TRANSFERUESHME
- Përvojë në mbikëqyrjen dhe planifikimin financiar strategjik duke përdorur njohuri të bazuara nga të dhënat dhe strategjitë e menaxhimit të rrezikut.
- Aftësi të shkëlqyera të udhëheqjes së stafit në mënyrë efektive dhe duke nxitur një kulturë të përgjegjshmërise, bashkëpunimit dhe inovacionit.
- Ekspertizë në planifikimin dhe mbikeqyrjen e zhvillimit të platformave dixhitale, specifikisht teknologjive për automatizimin dhe nderlidhjen e proceve te brendshme si dhe teknologjive inovative te orientuara për të përmisuar eksperiencen e klientit.
- Njohuri në nivel eksperti për çështjet e rrezikut sigurues, rrezikut financiar, operacional dhe risigurimeve.
- Njohuri të legjislaticionit dhe rregullativës së BQK të aplikueshme për industrine e sigurimeve, praktikave më të mira të fushës se sigurimeve, tendencat e industrisë dhe çështjet e tregut brenda rajonit.
- Shkathtësi në nivel eksperti për analiza kuantitative dhe analitike të të dhenave duke përfshirë modelimet, dhe përvojë në shfrytëzimin e rezultateve për të përmisuar performancën e përgjithshme të biznesit dhe përmisimin e efikasitetit operacional.
- Për më shumë informacion mbi BKS-në, ju lutemi vizitoni: Byroja Kosovare e Sigurimit.
Procedura e Aplikimit:
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre (CV-të e përditësuara) përmes linkut të dhënë më poshtë: Drejtor Ekzekutiv.
Nëse hasni ndonjë problem me aplikimin, ju lutemi kontaktoni: [email protected] dhe [email protected]
Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më 26 Nëntor 2024, deri në orën 17:00.
Aplikimet e marra pas afatit ose të dorëzuara në mënyra të tjera nuk do të shqyrtohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e ardhshme të rekrutimit do të kontaktohen.