Njoftim për konkurs pune – Administrator i sistemeve
1:10 / 20 Mars 2025
Administrator i Sistemeve (System Administrator)
- Përshkrimi për aktivitetin e Byrosë Kosovare te Sigurimit,
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është një institucion përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të sigurimit të automjeteve në Kosovë. Ajo luan një rol kyç në garantimin e mbrojtjes së të siguruarve dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin kufitar. BKS siguron funksionimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, trajton kërkesat për kompensim në rast aksidentesh dhe bashkëpunon me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave të sigurimit.
- Përmbledhje e Punës – Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi kryesor i pozitës së Administratorit të Sistemeve është të sigurojë funksionimin optimal, të qëndrueshëm dhe të sigurt të infrastrukturës teknologjike të organizatës. Kjo përfshin mirëmbajtjen, konfigurimin dhe monitorimin e sistemeve IT, si dhe zgjidhjen e problemeve teknike për të mbështetur proceset operacionale dhe strategjike të organizatës.
- Përgjegjësitë Kryesore – Përshkrimi i punëve:
- Siguron performancë të lartë dhe disponueshmërinë e sistemeve dhe serverëve,
- Menaxhon dhe optimizon burimet teknologjike për të përmbushur nevojat e organizatës,
- Siguron mbështetje teknike dhe trajnime për përdoruesit dhe ekipin IT.
- Menaxhimi i serverëve (fizikë dhe virtualë) dhe platformave të virtualizimit (p.sh., VMware, Hyper-V).
- Zbatimi i përditësimeve të softuerit dhe sistemeve operative për të siguruar funksionalitet dhe siguri optimale.
- Menaxhimi i llogarive të përdoruesve, lejeve dhe sigurisë së të dhënave.
- Menaxhimi i Active Directory (AD): krijimi i llogarive, grupeve, politikave të sigurisë (GPO), replikimi i domain controllers.
- Menaxhimi dhe konfigurimi i File Server dhe firewall-it për sigurinë e rrjetit.
- Përditësimi dhe instalimi i patch-eve të sigurisë për sistemet operative dhe softuerët.
- Monitorimi i performancës së sistemeve për të identifikuar dhe adresuar çështjet teknike.
- Konfigurimi, mirëmbajtja dhe diagnostikimi i rrjeteve lokale (LAN), të gjera (WAN), dhe pajisjeve të rrjetit (routerë, switch-e, firewall).
- Ofrimi i ndihmës teknike për përdoruesit fundorë dhe stafin e organizatës.
- Zgjidhja e problemeve harduerike dhe softuerike në mënyrë të shpejtë dhe efikase
- Dokumentimi i konfigurimeve të sistemeve, ndryshimeve dhe procedurave të menaxhimit.
- Kualifikimet dhe Përvoja:
- Diplomë në Teknologji të Informacionit, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme (preferohet)
- Së paku 5 vite përvojë pune ne lëmin përkatëse ose ekuivalente.
- Certifikime të vlefshme (p.sh., Microsoft (MCSA/MCSE), Cisco (CCNA), CompTIA Security+ etj.) janë avantazh.
- Përvojë me administrimin e rrjeteve dhe protokollet (TCP/IP, DHCP, DNS, VPN)
- Eksperiencë në menaxhimin e Windows Server, Active Directory si dhe Office 365 -Entra ID
- Njohuri profesionale: Servisim, Instalimin, CISCO, Microsoft Server, VPN, etj.
- Aftësi për të analizuar dhe zgjidhur probleme teknike në mënyrë efektive.
- Njohja e gjuhës angleze.
- Informacion Shtesë:
- Fleksibilitet ne pozicionin e punës dhe marrjen e përgjegjësive shtese sipas nevojës,
- Mundësi për t’u rritur profesionalisht,
- Mjedis pune bashkëpunues,
- Page dinjitoze krahasuar me çmimet e tregut.
- Si të aplikohet:
- Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në email: [email protected] me përshkrim “Aplikim për Administrator i Sistemeve (Systems Administrator)”
- Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
- Dëshmia e përvojës së punës
- Konkursi është i hapur deri më datën 03.04.2025 në ora 16:00 Shënim
- Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.