Numri i kontratave u rrit për 44,92 %

10:06 / 28 Prill 2022

Gjatë muajit janar të këtij viti numri i kontratave të nënshkruara nga kompanitë e sigurimeve ka arritur në 80, 349, duke shënuar rritje prej 44.92% krahasuar me muajin e njëjtë Janar të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe kohore volumi i primeve është rritur për 27 % në rraporet me muajin e njëjtë të vitit paraprak

iSIGURIME:

Sektori i sigurimeve në vend edhe më tutje vazhdon të shënoj progres të theksuar në raport me vitet parapake. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se vetëm gjatë muajit janar të këtij viti numri i kontratave të nënshkruara nga kompanitë e sigurimeve ka arritur në 80, 349, duke shënuar rritje prej 44.92% krahasuar me muajin e njëjtë janar të vitit 2021.

Edhe përfaqësues të sektorit të sigurimeve në vend thonë se reformat e vazhdueshme në masë të madhe e kanë avancuar sektorin e sigurimeve në vend. Sipas tyre edhe fushatat sensibilizuese kanë ndikuar në rritjen e vetëdijes se qytetareve, ku shihet në vazhdimësi rritje e numrit të qytetareve që marrin polica sigurimi jo obligative.

Krahasuar me muajin janar të vitit paraprak shihet se Industria e sigurimeve ka pasur një performacë të shkëlqyeshme edhe sa i përket të hyrave ku ato gjatë muajit janar 2022 janë më të larta për 27 % në raport me muajin janar 2021.

12,513 dëme të kompensuar

Më tutje referuar të dhënave zyrtare shihet se vetëm gjatë muajit janar 2022 janë kompensuar hiç më pakë se 12 mijë e 513 dëme e krahasuar me muajin janar të vitit 2021 shihet se numri i dëmeve të kompensuar është më i lartë për 1800.

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve ka thënë se kompensimi i shpejt dhe real i dëmeve tashmë është prioritet i secilës kompani të sigurimeve, por edhe Byrosë Kosovare të Sigurimit. Ai më tutje thotë se numri i dëmeve e sidomos i atyre të shkaktuara nga automjetet e pa siguruara është në rritje e sipër e që sipas tij të njëjtat në masë të madhe dëmtojnë shtetin, por edhe Industrinë e Sigurimeve në vend.

“Me vendosjen e ngjitëseve në xhama të automjeteve, projekt ky i financuar në tersi nga kompanitë e sigurimeve në vend ne besojmë se do të ulet në masë të madhe numri i automjeteve të paregjistruara në vend” ka thënë Mazreku.

Ai më tutje ka bërë të ditur se në një të ardhme të shpejt BKS-ja do ta ndihmoj policinë në furnizim me pajisje të cilat detektojnë automjetet e paregjistruara të cilat janë duke qarkulluar në komunikacion.

80,349 ka qenë numri i kontratave të lidhura mes qytetareve dhe kompanive të sigurimeve vetëm gjatë muajit janar të vitit 2021.

44.92 për qind është rritur numri i kontratave të nënshkruara mes qytetareve dhe kompanive gjatë janarit 2022 në raport me janarin 2021.

10,152,736 euro janë të hyrat e kompanive të sigurimit gjatë muajit janar të këtij viti

27.07% janë më të larta të hyrat e kompanive gjatë muajit janar 2022, krahasuar me muajin janar 2021.

12,513 dëmeve janë kompensuar nga kompanitë e sigurimeve vetëm gjatë muajit janar të këtij viti.

1,800 dëme më shumë janë kompensuar gjatë periudhë22s janar 2022, krahasuar me periudhën janar 2021

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]