Për BKS

Byroja Kosovare e Sigurimit veprimtarinë e saj e ushtron në bazë të ligjit NR. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, i publiguar në Gazëtën Zyrtare të Republikës së Kosovës me Nr. 4 / 14 Korrik 2011, Prishtinë.
Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë profesionale me cilësinë e personit juridik e themeluar për qëllime jofitimprurëse. Qeveria e Republikës së Kosovës i njeh këtij institucioni statusin e Byrosë nacionale të sigurimit me të drejta të pakufizuara në cilësi të Byrosë pagesë dhe Byrosë trajtuese, që garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtarë të sigurimit.

Byroja është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrove dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në sistemin e kartonit të gjelbër. Byroja kryen funksionin e Fondit të Kompensimit për pagesën e dëmeve të parashikuara me këtë ligj, me mjetet nga Fondi i Kompensimit.

Byroja Kosovare e Sigurimit është administruese e Fondit të Kompensimit, përgjegjës për pagesën e dëmeve rrjedhur nga aksidente automobilistike, shkaktuar nga mjete të pasiguruara apo të paidentifikuara.

Palët e dëmtuara në një aksident automobilistik brenda territorit të Republikës së Kosovës, shkaktuar nga një mjet i pasiguruar apo i paidentifikuar, kanë të drejtën e dëmshpërblimit nga Byroja Kosovare e Sigurimit, e konkretisht Fondi i Kompensimit. Fondi i Kompensimit, është nje Fond i veçantë që krijohet për kompensimin e palëve të dëmtuara si pasojë e një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga një mjet motorik.

Kompanitë e Sigurimit, anëtare të Byrosë Kosovare të Sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Kosovës në sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, janë të detyruara të kontribuojnë në fondin e kompensimit, në përpjestim të drejtë me primet bruto.

Lëndimet e pësuara nga aksidentet e komunikacionit, shkaktarët e të cilëve janë të paidentifikuar, palët e dëmtuara duhet të paraqesin kërkesën për zhdëmtim brenda 90 ditësh tek Byroja Kosovare e Sigurimit.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]