Për çfarë shërbejnë sigurimet ?

11:04 / 07 Gusht 2016

Sigurimet janë një aktivitet ekonomik të cilat na mbrojnë nga rreziqet e caktuara të cilat mund ta dëmtojnë (shkatërrojnë) pasurin dhe njerëzit

Detyrë e sigurimeve është që një numër të rreziqeve të cilave u janë ekspozuar të siguruarit (policambajtësit), të marrin përsipër kompenzimin e dëmit të cilin e ka pësuar i siguruari, në pajtim me kontratën e sigurimit

Mbulesa siguruese në sigurime, arrihet në atë mënyrë, pasi të jetë arritur një marrëveshje dhe/apo kontratë e sigurimit e cila ndryshe njihet edhe si policë e sigurimit.

Pagesa e cila kryhet nga ana e të siguruarit, për mbulesën siguruese sipas policës së sigurimit, njihet si prim i sigurimit

Sigurimet kryejnë një funksion të rëndësishëm shoqëror. Sa më e madhe të jetë përqindja e të siguruarve (policambajtësve), aq më pak do të shpenzohet buxheti i shtetit për të kompenzuar dëmet ekonomike për ndërmarrje/biznese të ndryshme dhe për persona fizik, p.sh. kompenzimet nga ndonjë katastrof natyrore.

Kompanitë e Sigurimit kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe financiar të një vendi, duke i mundësuar qytetarëve, ndërmarrjeve dhe vetë shtetit, të bërit biznes në mënyrë më të sigurtë si dhe një investim në kursime për një stabilitet financiar

Kompanitë e sigurimit janë investitor të rëndësishëm përmes tregut financiar, si përmes investimit në letra me vlerë dhe aktivitete tjera ekonomiko-financiare.

Sigurimet ne Kosovë rregullohen permes dy ligjeve te miratuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës.

LIGJI NR. 04/L- 018 – PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NGA AUTOPËRGJEGJËSIA dhe

LIGJI Nr. 05/L -045 PËR SIGURIMET

Sigurimi nga autopërgjegjësia

Automjetet tani më janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dhe po ashtu janë një pjesë e pasuris që ne kemi. Çdo dëm, qoftë i vogël apo i madh, për ne paraqet një barrë financiare të pa planifikuar, e cila mund të na vendos në vështërsi dhe mund të na ç’rregullojë planet financiare për të ardhmen.

Andaj me lidhjen e një kontrate të sigurimit nga autopërgjegjësia, ne e sigurojmë, apo më mirë të themi e bartim përgjegjësin tonë, për ndonjë dëm eventual të shkaktuar nga ne, tek kompania e sigurimit, e cila në bazë të kontratës për sigurimin nga autopërgjegjësia e merr përgjegjësin për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara dhe për të cilat ne jemi fajtor, ndaj palëve të treta.

Palë e tret në sigurimin nga autopërgjegjësia konsiderohen, këmbësorët, personat në automjetin tjetër, bashkëudhëtarët në automjetin i cili e ka shkaktuar dhe ka qenë fajtor për dëmin, si dhe të gjithë ata të cilit nuk përjashtohen si palë e tretë sipas nenit 11, të ligjit për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia.

Andaj është më mirë që të kemi sigurimin valid nga autopërgjegjësia i cili edhe ashtu në Republikën e Kosovës është i obliguar me ligj.

Sigurimi i pronës/pasuris

Kur njerëzit arrijnë që gjatë jetës së tyre të krijojnë një pasuri, si p.sh. blerja e një shtëpie, hapja e një biznesi, nga i cili arrijmë të krijojmë të hyra dhe të mira materijale për vetën dhe familjet, është një ndjesi shumë e veqantë për atë që është arritur.

Mirëpo arritja e të pasurit të një pasurie – prone, nuk do të thotë se njerëzit duhet të vet kënaqen, pasi ruajtja e kësaj pasurie – prone, shumë herë mund të jetë më e vështirë se sa vetë krijimi i saj.

Dhe për të ruajtur atë për të cilën njerëzit kanë punuar dhe kanë derdhë djersën e tyre, ata do të duhej ta sigurojnë këtë pasuri – pronë.

Qëllimi i sigurimit të pasuris – pronës është kompenzimi i dëmeve në pasuri si pasojë e ndodhive të papritura, të paparashikuara dhe aksidentale, e të cilat dëme do ti vendosnin njerëzit dhe bizneset e tyre në vështërsi financiare dhe ekonomike.

Me sigurimin e pasuris – pronës, rritet edhe stabiliteti ekonomik si për individin ashtu edhe për shtetin dhe shoqërin në përgjithësi.

Sigurimet e pasuris – pronës ofrojnë mbules nga rreziqet siq janë:

 

  • Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë

 

  • Sigurimi nga vjedhja

 

  • Sigurimi i mjeteve monetare

 

  • Sigurimet inxhinjerike

 

  • Sigurimi i mallit në transport

 

  • Sigurimi i përgjegjësis

 

Sigurimi shëndetsor

 “Shëndeti në rend të parë”, është një shprehje e cila tregon se njeriu mbi të gjitha më së shumti i kushton rëndësi shëndetit të vet personal, dhe jo vetëm. Zhvillimi i mjekësis ka marrë një hovë shumë të madh, dhe sot mjekësia ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit në të gjitha fushat e saj, duke filluar nga diagnostfikimi e deri te shërimi i sëmundjeve të shumta dhe të ndryshme me efektivitet të plotë.

Por i gjithë ky zhvillim në vete ngërthen edhe një qështje e kjo është kosto, shumë herë të papërballueshme, për qytetarët

Për këtë arsye sigurimi shëndetsor i cili ofrohet nga kompanitë e sigurimit, mund të jetë një ndihmesë e pakontestueshme për ti përballuar kostot e larta të mjekimit.

Sigurimi shëndetsor mund të bëhet në mënyr grupore dhe individuale/familjare

Disa nga përfitimet që i sjell sigurimi shëndetsor, është mbulimi i shpenzimeve që janë të lidhura me trajtimin, e ato janë si më poshtë vijon:

 

  • Shpenzimet farmaceutike
  • Kujdesi parandalues
  • Trajtimet dentare
  • Trajtime te syve
  • Trajtime psikiatrike
  • Trajtime infermerie
  • Transporti

Sigurimi nga aksidentet personale

 Çdo kujt së paku njëher i ka ndodhur ndonjë aksident personal, pavarësisht se si, kur dhe në çfarë forme, ato ndodhin dhe në për fat të keq nuk mund ti parandalojmë ato.

Nga këto aksidente pavarësisht natyrës së tyre, ato shkaktojnë dëme dhe apo humbje për ne dhe për të gjithë ata të cilëve ju ndodhin, dhe këto humbje çofshin ato të vogla apo të mëdha, mund të ndikojnë negativisht në financat apo buxhetin tonë familjar, etj. për shkak të shpenzimeve mjekësore të cilat duhet ti bartim si pasojë e një aksidenti.

Në mënyrë që të mos kemi brenga të tilla se kush do ti mbulojë shpenzimet mjekësore në rast se ne pësojmë një aksident, duhetë të kontraktojmë një policë të sigurimit nga aksidentet personale, e disponueshme në tregun e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i sigurimit nga aksidentet personale është kompenzimi i policambajtësit me një shumë të përgjithshme në rast të vdekjes aksidentale apo edhe në rast të një paaftësie/invaliditeti si pasojë e një aksidenti.

Përfitimet nga ky llojë sigurimit janë mbulimi i shpenzimeve mjekësore si pasojë e një aksidenti personal.

Sigurimi shëndetit në udhëtim

 Çdo kush nga ne mund ta ketë pasion udhëtimin. Duke udhëtuar njerëzit njihen me vende dhe kultura të ndryshme, ato na shërbejnë për tu njohur edhe me njerëz të ndryshëm. Tani me liberalizimin e vizave per qytetarët e Kosovës, mundësia për të udhëtuar jashtë është rritur edhe më shumë.

Njerëzit thjesht udhëtojnë për kënaqësi, për nevojë dhe për raste tjera të ndryshme, ajo që është me rëndësi, është që këto udhëtime të jenë të sigurta, të rehatshme dhe komode, por edhe qëndrimi në destinacion po ashtu duhet të jetë i rehatshëm dhe komod.

Çdo ndodhi aksidentale do të jetë një shans për humbje, e humbjet në raste të tilla përveq që mund të jenë shëndetsore janë edhe financiare, pra kanë një kosto, jashtë atyre që njerëzit e kanë kalkuluar për udhëtimin e tyre, dhe këto humbje mund të mbulohen shumë lehtë me një policë të sigurimit të shëndetit në udhëtim.

Ky llojë sigurim mbulon shpenzimet mjekësore në rast të një sëmundje akute, të papritur apo edhe në rast të një aksidenti të pësuar nga i siguruari gjatë kohës së udhëtimit, natyrisht nëse ka policë valide të sigurimit.

Gjithashtu kjo policë mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të vdekjes.

Sigurimi jetësor

 Çfarë është jeta?

Është pyetje një milion dollarëshe. Pikëpamjet dhe botëkuptimet mbi kuptimin e jetës janë të ndryshme, varësisht prej perceptimit. Ka disa që thonë se jeta është dhurata më e vlefshme që njeriut i është bërë nga zoti, përderisa të tjerët mendojnë se kjo është një dhurat e natyrës përgjat evoluimit të njerzimit.

Sidoqoftë çdo kush e ka një jetë dhe secili e jeton në mënyrën e vet. Por edhe jeta i ka ulje ngritjet e veta, kohët e mira dhe të vështira, vuajtjet dhe gëzimet, të gjitha i përjetojmë gjatë jetës.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, jeta është e tillë që përderisa sot e jetojmë me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj, nesër mund të mos e kemi, dhe/apo të mos jemi.

Por të për të një jetë të qetë dhe pa brengën se çfarë do të ndodh me pasardhësit tanë pasi ne të mos jemi më, është sigurimi i jetës ai i cili na mundëson një gjë të tillë.

Sigurimi i jetës ju ndihmon njerëzve në shumë aspekte të rëndësishme të jetës

Në terma të thjeshtë thjesht polica e sigurimit të jetës është një investim dhe kursim për të ardhmen, e vet personit të siguruar por edhe të familjes së tij.

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]