Qeveria përkrah BKS-në për marrëveshjen me Byronë e Sigurimit të Malit të Zi

11:50 / 28 Shtator 2021

Me ftesë të zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Emilja Redžepi, është mbajtur takim me Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazrekun. Aty është diskutuar lidhur me iniciativën e Byrosë Kosovare të Sigurimit për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Byronë Nacionale të Sigurimeve të Malit të Zi, lidhur me njohjen reciproke të policave të sigurimit për të dy shtetet.  Zëvendëskryeministrja Redžepi me bashkëpunëtorët e saj ka shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimit, në proceset e përfaqësimit të institucionit dhe në mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dy shteteve, pa qenë të detyruar ta blejnë sigurimin kufitar të ndërsjellë, deri në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Byrove në Bruksel. Gjithashtu, në takim është diskutuar për formalizimin e grupit punues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, referuar çështjes së plotësimit të parakushteve të tjera të anëtarësimit si më sipër, me theks të veçantë trajtimin e çështjes së mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara, si një ndër kriteret kryesore për t’u plotësuar. Drejtori Ekzekutiv Mazreku njoftoi Zëvendëskryeministren Redžepi se Byroja Kosovare e Sigurimit në ditët në vijim do të marrë vendim për përkrahjen e Policisë së Kosovës me pajisje të avancuara teknologjike për identifikimin e mjeteve motorike pa regjistrim dhe sigurim, si dhe domosdoshmërinë e trajtimit të çështjes së kushtëzimeve të pagesës së taksave komunale dhe të tjera për regjistrimin e mjeteve motorike në vend, të cilat do të trajtohen në mënyrë institucionale. / BKS /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]