Raporti i Progresit: Sektori i sigurimeve me performancë pozitive, përmendet projekti i stikersave dhe marrëveshja me Malin e Zi

8:19 / 13 Tetor 2022

 Komisionin Evropian njëri ndër institucionet më të larta të Bashkimit Evropian ka publikuar raportin për Kosovën për vitin 2022, i cili po ashtu sot iu dorëzua edhe liderve më të lartë shtetëror.

Ky raport vlerëson të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë edhe arritjet në fushën e ekonomisë. Një pjesë e raportit flet edhe për sektorin e sigurimeve, i cili dy vitet e fundit ka pasur zhvillim të mëdha, duke bërë që ky sektor vital të kthehet në binar. “Performanca e sektorit të sigurimeve mbeti pozitive në 2021, me fitim neto të rritjes me 50% me bazë vjetore”, thuhet në faqen 65 të raportit të KE-së.

 

Po ashtu Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht edhe bashkëpunimin që ka Kosova me vendet e rajonit.

 

“Kosova ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Në qershor 2021, Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve për hyrjen në territoret e tyre përkatëse. Kosova vazhdon të ketë marrëdhënie të mira në përgjithësi me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në faqen 78 të raportit të Komisionit Evropian.

Ndryshe, Komisioni Evropian në raportin e sotëm të progresit, përsëritet qëndrimin i mëparshëm, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndërsa kërkohet që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]