Anton Selitaj, operator në zyrën ë Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) në pikën kufitare Kullë tregon se sivjet për dallim nga herëve tjera falë një angazhimi sa më të mirë të stafit, por edhe përkrahjes nga menaxhmentit është arritur të përmbyllet një sezone verore me shumë suksese.
Selitaj tregon se në këtë pikë kufitare pritjet e qytetareve për të marrë një policë të sigurimit kufitare kanë zgjatur deri në 40 sekonda.
“Në këtë pikë janë dy operator në ndërrim dhe pritjet janë deri në 40 sekonda. Po e përmbyllim një sezon veror më shume suksese” ka thënë Selitaj për “iSIGURIME”.
Ai më tutje ka treguar ndryshimet qe janë bërë, pas ardhjes në krye të BKS-së z.Sami Mazreku kanë ndikuar në efikasitet më të lartë.
“Në këtë pikë kufitare janë ndryshuar kompjuterët tash si ta japim komandën një policë shtypet menjëherë, deri sa në të kaluarën është dashur të presim deri në një minutë” ka thënë Anton Selitaj, operator në zyrën ë Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) në pikën kufitare Kullë.