Për shkak të situatës së krijuar në vend Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka marrë vendim që deri në përmirësimin e situatës trajnimet obligative për agjentet e sigurimeve do të mbahen Online.
“Sot është mbajtur mbledhja e stafit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku është vendosur për mbajtjen online të trajnimit të vazhdueshëm për agjentet e kompanive te sigurimeve. Shoqata e Sigurimeve të Kosovës është e përkushtuar të respektoje të gjitha vendimet dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës se Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-se, për te siguruar mbrojtje maksimale te shëndetit dhe jetës se te gjithë qytetareve ne Republikën e Kosovës” ka thënë drejtori i Shoqatës Sami Mazreku / Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /