Sigurimi i katastrofave, nevojë e menjëhershme për vendin

7:26 / 24 Gusht 2019

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës se Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku,  ka takuar kryetarin e Komunës së Suharekës,  Bali Muharremaj, me të cilin në parim janë pajtuar për marrjen e veprimeve të përbashkëta lidhur me avancimin e projektit të UNDP-së lidhur me financimin e zvogëlimit të rrezikut, për çka do të bashkëpunohet edhe me komunat tjera të cilat janë më shumë te ekspozuara ndaj rreziqeve e katastrofave të ndryshme natyrore. Po ashtu, është diskutuar lidhur me çështjen e ndodhjes se aksidenteve në komunën e Suharekës, si dhe mundësitë e mbulimit me sigurim CAR (mbulimi i rreziqeve në ndërtim) nga akterët në këtë komunë dhe të tjera.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka takuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin në Samitin e Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të Financave dhe drejtorëve të Administratave Tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor i cili është mbajtur në Beçic te Malit te Zi. Drejtori Mazreku po ashtu gjatë kësaj konference ka takuar edhe personalitete të larta nga rajoni me të cilët ka diskutuar rreth mundësisë së shkëmbimit të përvojave.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]