Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit të Marketingut ku është diskutuar lidhur me aktivitetet e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës në promovim të produkteve të sigurimit që ofrohen nga kompanitë e sigurimit si dhe aktivitetet tjera që do të ndërmerren në edukim sa më të mirë të policëmbajtësve dhe qytetarëve në përgjithësi.
Po ashtu, anëtarët e Komitetit janë njoftuar për organizimin e Panairit të parë të Sigurimeve ku të gjitha kompanitë e sigurimeve do të kenë mundësinë për shpalosjen e ofertave dhe produkteve të tyre për klientët potencial në sigurime.
/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /