Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku është takuar të hënën në Prishtinë me Nënkolonel Jeton Rexhepi dhe Fejzullah Mustafa, Shef i Departamentit për Siguri Rrugore ne MIT.
Gjatë takimit është diskutuar rreth organizimit të aktiviteteve të përbashkëta që kanë synim të vetëm uljen e aksidenteve me pasoja fatale, por edhe atyre me lëndime të lehta e rënda trupore.