Tregu i sigurimeve u rrit për 19 %

12:06 / 28 Shtator 2021

Gjatë periudhës janar-qershor 2021, tregu i sigurimeve ka shënuar rritje prej 18.71% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka shënuar rritje për 8.68 milion euro, duke arritur gjithsej shumën prej  55,088,193 euro

iSIGURIME

Gati 19 % ka arritur rritja e tregut të sigurimeve gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, në raport me periudhën e njëjte të vitit paraprak. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë periudhës janar-qershor 2021 tregu i sigurimeve ka shënuar rritje prej 18.71%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka shënuar rritje për 8.68 milion euro duke arritur gjithsej shumën prej  55,088,193 euro. Përfaqësues të industrisë së sigurimeve në Kosovë thonë se tregu i sigurimeve në vendin tonë ka filluar ta marrë vetën pas problemeve të mëdha që është ballafaquar, sidomos gjatë vitit 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Tregu edhe më tutje vazhdon të zhvillohet, po ndjek trendet e industrisë  së shteteve të zhvilluara. Sidomos gjatë kohës së pandemisë kompanitë kanë rritur funksionalitetin sidomos të shërbimeve online”, thonë përfaqësues të sektorit të sigurimeve në vend.

Numri i kontratave rritet për 29 %

Hiç më pak se 29 % është rritur numri i kontrata të lidhura në mes të kompanive të sigurimit që operojnë në Kosovë si dhe qytetareve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se nga një janari i këtij viti e deri në fund të muajit qershor numri i kontratave arriti në 457,962, duke shënuar një rritje për 28.73% krahasuar me periudhën e njëjtë janar-qershor 2020.

Më tutje në raportin e BQK-së thuhet se volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën 52,911,455 euro, duke shënuar një rritje në masën prej 18.47% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

“Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën 52,911,455 euro, duke shënuar një rritje në masën prej 18.47% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020”, thuhet më tutje në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Mehmeti: Industria ka pasur performancë më të favorshme

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës në një intervistë ekskluzive ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe, si rezultat i reformave që i kemi ndërmarrë, industria e sigurimeve ka pasur performancë më të favorshme. “Përveç përmirësimit nw treguesit financiar dhe në kapitalizim, ka pasur përmirësime të dukshme edhe në zbatimin e modeleve moderne të qeverisjes korporative. Krahasuar me të kaluarën, sot mund të them se është një kompani që është nën kërkesën ligjore për kapitalizim dhe provizionim, ndërsa në të kaluarën kanë qenë deri në 7 kompani. Kjo kompani është nën masën ligjore të administrimit dhe nëse deri në fund të muajit nuk i përmbush kriteret ligjore, pritet të ndërmerren masat e mëtejme. Në dy raste tjera, janë dy kompani që janë në proces adresimit të vërejtjeve sipas raporteve zyrtare të BQK-së nga ekzaminimet”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

69,72 % është rritur numri i kontratave në sigurimin e jetës

Më tutje, bazuar në raportet zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti edhe sigurimi i jetës ka pasur zhvillim shumë pozitiv.Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës arriti shumën 2,176,738 euro, duke shënuar një rritje në masë prej 24.75%, krahasuar me periudhën e njëjtë janar-qershor 2020”, thuhet në raportin zyrtar të Bankës Qendrore të Kosovës. Aty më tutje thuhet se numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 13,807, duke shënuar një rritje në masën 69.72% krahasuar me periudhën e njëjtë janar-qershor 2020.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]