Njoftim për Hapjen e Konkursit për Pozitën e Drejtorit Ekzekutiv – BKS

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) shpall të hapur pozitën për Drejtor Ekzekutiv, një mundësi unike për profesionistë të motivuar që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurimeve në Kosovë.

 

Përmbledhje e Pozicionit

Drejtori Ekzekutiv, si përfaqësues ligjor dhe statutar i BKS, është përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin (avansimin) e të gjitha aktiviteteve kryesore të BKS duke ofruar udhëheqje strategjike dhe mbikëqyrëse. Në veçanti, Drejtori Ekzekutiv do të:

  • Ekzekuton dhe përmbush funksionet, detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga dispozitat e Ligjit nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, rregulloret e miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës si dhe Statutin e BKS.
  • Mbikëqyrë proceset e planifikimit financiar, buxhetimit dhe parashikimit për të siguruar stabilitet financiar. Zhvillon modele komplekse dhe gjithëpërfshirëse financiare që pasqyrojnë projeksionet e të ardhurave, analizat e ndarjes së shpenzimeve, vlerësimet kuantitative të rrezikut dhe indikatorëve të tjerë të biznesit.
  • Nxitë bashkëpunimet me partnerët strategjikë që përputhen me qëllimet dhe objektivat e BSK. Identifikon mundësitë e mundshme të biznesit, negocimin e partneriteteve dhe ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata.
  • Monitoron indikatorët e performancës operacionale dhe financiare dhe zbaton veprime korrigjuese sipas nevojës për të arritur objektivat dhe strategjitë.
  • Siguron respektimin e të gjitha ligjeve, rregulloreve dhe standardeve që rregullojnë industrinë e sigurimeve.

 

KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të përmbush të gjitha kriteret ligjore që parashihen me ligjin nr. 04/L-018 dhe rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës;
  • Të ketë përgatitje universitare ndërsa cdo certifikim profesional është përparësi;
  • Dhjetë ose më shumë vite përvojë multi-diciplinare (si financa, menaxhim të sistemeve të teknologjisë informative, menaxhim të produkteve, menaxhim i rrezikut, risigurim, qeverisje korporative) me rritje progresive në role drejtuese/menaxhuese në industrinë e sigurimeve apo insitucioneve financiare duke udhëhequr dhe motivuar ekipe ndërfunksionale;
  • Njohja e gjuhës angleze ne nivel profesional është e preferuar ndërsa njohja e gjuhëve tjera paraqet përparësi shtesë.

 

AFTËSITË E DREJTPËRDREJTA OSE TË TRANSFERUESHME

  • Përvojë në mbikëqyrjen dhe planifikimin financiar strategjik duke përdorur njohuri të bazuara nga të dhënat dhe strategjitë e menaxhimit të rrezikut.
  • Aftësi të shkëlqyera të udhëheqjes së stafit në mënyrë efektive dhe duke nxitur një kulturë të përgjegjshmërise, bashkëpunimit dhe inovacionit.
  • Ekspertizë në planifikimin dhe mbikeqyrjen e zhvillimit të platformave dixhitale, specifikisht teknologjive për automatizimin dhe nderlidhjen e proceve te brendshme si dhe teknologjive inovative te orientuara për të përmisuar eksperiencen e klientit.
  • Njohuri në nivel eksperti për çështjet e rrezikut sigurues, rrezikut financiar, operacional dhe risigurimeve.
  • Njohuri të legjislaticionit dhe rregullativës së BQK të aplikueshme për industrine e sigurimeve, praktikave më të mira të fushës se sigurimeve, tendencat e industrisë dhe çështjet e tregut brenda rajonit.
  • Shkathtësi në nivel eksperti për analiza kuantitative dhe analitike të të dhenave duke përfshirë modelimet, dhe përvojë në shfrytëzimin e rezultateve për të përmisuar performancën e përgjithshme të biznesit dhe përmisimin e efikasitetit operacional.
  • Për më shumë informacion mbi BKS-në, ju lutemi vizitoni: Byroja Kosovare e Sigurimit.

 

Procedura e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre (CV-të e përditësuara) përmes linkut të dhënë më poshtë: Drejtor Ekzekutiv.

Nëse hasni ndonjë problem me aplikimin, ju lutemi kontaktoni: n.daci@theheadhunter.com dhe m.sopjani@theheadhunter.com

Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më 26 Nëntor 2024, deri në orën 17:00.

Aplikimet e marra pas afatit ose të dorëzuara në mënyra të tjera nuk do të shqyrtohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e ardhshme të rekrutimit do të kontaktohen.

NJOFTIM – subvencionimi i policës së sigurimit për mërgimtarët

Përmes këtij njoftimi, ju informojmë se Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës përmes Vendimit Nr. 64-2024, ka vendosur për uljen e përkohshme të tarifave të policave të sigurimit kufitar për kategorinë autoveturë, në masën prej 35% për policat që do të lëshohen në periudhën nga data 01. Korrik 2024 deri më 31. Dhjetor 2024, të cilat do të jenë të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Policat e sigurimit të subvencionuara si më sipër për auto-vetura, do të lëshohen vetëm në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë nëpër pikat kufitare të shitjes nën administrim të Byrosë Kosovare të Sigurimit, ndërsa për kategoritë tjera të mjeteve motorike si dhe validitetet tjera të policave të sigurimit, do të jenë subjekt i pagesës së primit drejtpërdrejtë nga i siguruari.

Policat e subvencionuara nuk do të lëshohen në pikat e shitjes në zyrën qendrore të Byrosë Kosovare të Sigurimit në Prishtinë dhe Mitrovicë, mirëpo për të njejtat do të zbatohet ulja e përkohshme e primit të sigurimit prej 35% për kategorinë e autoveturave, pavarësisht validitetit të policës së sigurimit të lëshuar.

Policat e subvencionuara nuk do të lëshohen për mjetet motorike të regjistruara në shtetin e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për të cilat zbatohet regjimi i Memorandumeve të Mirëkuptimit në fuqi.

Periudha e pajisjes me policë te sigurimit të subvencionuar fillon me datë 01.07.2024 ne ora 00:00 dhe përfundon me datë 31.12.2024, në ora 23:59.

Automjetet që nuk janë të dedikuara për pasagjerë por për veprimtari ekonomike nuk përfitojnë uljen e primit dhe kushtin e subvencionimit të policës së sigurimit.

 

Byroja Kosovare e Sigurimeve

Web: www.bks-ks.org / Email: infocenter@bks-ks.org

Prishtinë – Fushë Kosovë Highway Pristina 10000, Republic of Kosova

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 info@bks-ks.org