NJOFTIM – subvencionimi i policës së sigurimit për mërgimtarët

Përmes këtij njoftimi, ju informojmë se Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës përmes Vendimit Nr. 64-2024, ka vendosur për uljen e përkohshme të tarifave të policave të sigurimit kufitar për kategorinë autoveturë, në masën prej 35% për policat që do të lëshohen në periudhën nga data 01. Korrik 2024 deri më 31. Dhjetor 2024, të cilat do të jenë të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Policat e sigurimit të subvencionuara si më sipër për auto-vetura, do të lëshohen vetëm në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë nëpër pikat kufitare të shitjes nën administrim të Byrosë Kosovare të Sigurimit, ndërsa për kategoritë tjera të mjeteve motorike si dhe validitetet tjera të policave të sigurimit, do të jenë subjekt i pagesës së primit drejtpërdrejtë nga i siguruari.

Policat e subvencionuara nuk do të lëshohen në pikat e shitjes në zyrën qendrore të Byrosë Kosovare të Sigurimit në Prishtinë dhe Mitrovicë, mirëpo për të njejtat do të zbatohet ulja e përkohshme e primit të sigurimit prej 35% për kategorinë e autoveturave, pavarësisht validitetit të policës së sigurimit të lëshuar.

Policat e subvencionuara nuk do të lëshohen për mjetet motorike të regjistruara në shtetin e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për të cilat zbatohet regjimi i Memorandumeve të Mirëkuptimit në fuqi.

Periudha e pajisjes me policë te sigurimit të subvencionuar fillon me datë 01.07.2024 ne ora 00:00 dhe përfundon me datë 31.12.2024, në ora 23:59.

Automjetet që nuk janë të dedikuara për pasagjerë por për veprimtari ekonomike nuk përfitojnë uljen e primit dhe kushtin e subvencionimit të policës së sigurimit.

 

Byroja Kosovare e Sigurimeve

Web: www.bks-ks.org / Email: [email protected]

Prishtinë – Fushë Kosovë Highway Pristina 10000, Republic of Kosova

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]