Shitja online e policave të Sigurimit Kufitar

Blej Online

Për të gjithë bashkatdhetarët tonë që jetojnë jashtë Kosovës dhe shtetasit e huaj që udhëtojnë për në Kosovë, nga data 17 Maj 2018 mund ta bleni Online policën e Sigurimit Kufitar për automjetet e pasagjerëve duke u bazuar në Nenin 17 të Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia që thot: 1. Drejtuesi i mjetit motorik me regjistrim të huaj i cili nuk ka një dokument ndërkombëtar të vlefshëm të sigurimit të autopërgjegjësisë sipas paragrafit 1. të nenit 16 të këtij ligji, është i detyruar të lidhë kontratë të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë të vlefshme në territorin e Republikës së Kosovës, me periudhë vlefshmërie jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë. 2. Byroja është kompetente për organizimin dhe zbatimin e sistemit të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë. 3. Kur drejtuesi i mjetit motorik nuk kontrakton sigurimin kufitar, sipas paragrafit 1. të këtij neni, nuk i lejohet hyrja me këtë mjet motorik në territorin e Republikës së Kosovës pa e përmbushur këtë detyrim. 4. Për përmbushjen e detyrimeve nga drejtuesit e mjeteve motorike me regjistrim të huaj sipas paragrafit 1. të këtij neni, përkujdesen personat e autorizuar për kontrollin e kufirit të Republikës së Kosovës.


 

Information Center

Regjistri i të gjitha mjeteve motorike të autopërgjegjësisë të regjistruara në Kosovë

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit