Feb 1, 2019

Njoftim lidhur me përzgjedhjen e kompanisë për shtypjen e policave për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia TPL, TPL+ dhe polica e Sigurimit Kufitar

 

Në mbledhjën e mbajtur të Asamblesë së Përgjishme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, me datë 29.11.2018 është marrë vendim që të shpallet tender publik, në mënyrë të formohet komisioni për marrjen e ofertave nga ofertues të interesuar, si dhe përzgjedhjen e një kompanie për shtypjen e policave per Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia TPL, TPL+ dhe polica e Sigurimit Kufitar për Byronë Kosovare të Sigurimit.


Pas analizimit të ofertave të paraqitura nga kompanitë ofertuese, komisioni përkatës ka përzgjedhur kompaninë “Dukagjini” si kompaninë me kushtet më të favorshme për shtypjen e policave TPL, TPL+ dhe polica e Sigurimit Kufitar.


Marëveshjet/Obligimet kontraktuale lidhen mes kompanisë “Dukagjini“ dhe dymbëdhjetë Kompanive të Sigurimit veç e veç, përveç policës kufitare që mbetet kompetencë kontraktuale e BKS-së.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit