Oct 22, 2014

Përmbledhje nga Konferenca e II Ndërkombëtare e Sigurimeve

Byroja Kosovare e Sigurimit me 07 Tetor 2014 ka organizuar konferencën e dytë ndërkombëtare të sigurimeve në Kosovë. Objektivi kryesor i kësaj konference ka qenë diskutimi i temave të ndryshme rreth tregut të sigurimeve në përgjithësi, si dhe gjetjen e rrugës më të përshtatshme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove.

 

Konferenca si herën e parë është organizuar në dy sesione. Në sesionin e parë janë mbajtur fjalime përshëndetëse dhe ligjerata nga personalitete të njohura ndërkombëtare dhe vendase, ndërsa në sesionin e dytë është zhvilluar një diskutim nga paneli i përbërë nga ekspertë të ndryshëm të fushës së sigurimeve.

 

Konferenca është hapur me një fjali përshëndetëse nga Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Faton Abazi, i cili duke përshëndetur të pranishmit, ka veçuar rëndësinë e kësaj konference, tashmë tradicionale të sigurimeve për industrinë e sigurimeve në Kosovë si dhe anëtarësimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit në Këshillin e Byrove.

 

Me një fjalim përshëndetës pjesëmarrësve iu është drejtuar edhe z.Rrahim Pacolli, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, znj. Greet Flore, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Byrove, në Bruksel si dhe z.Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

 

Faton AbaziRrahim PacolliGreet FloreBedri Hamza

 

Z.Bedri Hamza, ka vazhduar me ligjeratën e tij me temën “Zhvillimi i Tregut të Sigurimeve në Kosovë dhe Mbikqyrja nga ana e Rregullatorit”, duke theksuar rëndësinë e tregut të sigurimeve në përgjithësi në Kosovë, zhvillimin e tij, sfidat e tregut të sigurimeve, rolin dhe rëndësinë e Mbikqyrjes nga ana e Rregullatorit.

 

Greet FlorePlator BilibashiShefik Gerbovci

 

Ligjerata në vazhdim ishte e znj.Greet Flore, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Byrove,  me temën “Këshilli i Byrove Vazhdon me Përpjekjet e Tij për Hapjen e Kufijve për Qytetarët Kosovarë”, e cila theksoi se që nga Konferenca e I, nuk ka ndryshuar shumë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove, për arsye të klauzolës në Kushtetutën e saj që Kosova të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara së pari. Znj.Flore theksoi rëndësinë e trafikut ndërkufitar për zhvillimin ekonomik të një vendi si dhe shfaqi gatishmërinë e Këshillit të Byrove në asistimin për arritjen e MOU-ve me fqinjët e Kosovës, si dhe një marrëveshje për Sigurim Kufitar më të volitshëm për Kosovarët për të hyrë në EEA (Zona Ekonomike Europiane). Duke propozuar edhe hapjen e një zyre në Kosovë nga një sigurues i jashtëm për sigurimin kufitar. Një propozim i përkohshëm deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove.

 

Ligjerata e radhës ishte e z.Plator Bilibashi nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve me temën “Zhvillimi i Tregut Shqiptar të Sigurimeve – Bashkëpunimi me Kosovën dhe Rajonin”, ku shfaqi rëndësinë e zhvillimit të industrisë së sigurimeve në Shqipëri, si dhe potencoi bashkëpunimin me Kosovën përmes MOU-së aktuale, për të cilën shfaqi interesimin e BSHS-së, që ajo të ripërtrihet tash me Byronë Kosovare të Sigurimit.

 

Ligjerata e fundit ishte nga z.Shefik Gërbovci, Drejtor Ekzekutiv i Sektorit Teknik të Sigurimeve në Kompaninë e Sigurimeve Illyria, me temën “Ulja e Numrit të Automjeteve të Pasiguruara në Kosovë – si Parakusht për Anëtarësim në Këshillin e Byrove”. z. Gërbovci paraqiti disa të dhëna statistikore sa i përketë numrit të të pasiguruarve në trafik, pasigurin që shfaqin në trafik këto mjete motorike pasi që në të njejtën kohë nuk kanë as kontrollë teknike, humbjet që i shkaktojnë Industrisë së Sigurimeve, Shtetit të Kosovës në taksa etj.

 

PaneliPaneli

 

Në sesionin e dytë të udhëhequr nga z.Adem Selmani, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë, morën pjesë edhe z.Xavier Legendre (Kryetar i Komitetit të Aplikimit të Këshillit të Byrove dhe Drejtor i Byrosë Qendrore në Francë), Znj.Greet Flore, Z.Rudolf Elvers, Drejtor Ekzekutiv i Byrosë Gjermane të Kartonit të Gjelbër si dhe znj.Vlora Obertinca, Drejtoresh e Departamentit të Kartonit të Gjelbër në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

 

Në këtë sesion fillimisht u sqaruan dy çështje, sa i përketë disa dokumenteve të dala në opinion rreth pranimit të Kosovës në Këshillin e Byrove, në vitin 2002, në kohën e UNMIK-ut në Kosovë, çka nuk qëndron, si dhe krahasimi i pranimit të Zvicrrës si jo-anëtare e OKB-së në Këshillin e Byrove, duke marr parasysh se Zvicrra ka qenë një ndër shtetet themeluese të Këshillit të Byrove në vitet e 50-ta të Shekullit të kaluar, nuk është racional.

 

Gjithashtu edhe këtu u shtjelluan mundësitë e gjetjes së rrugëve më të shpejta në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove, asistimin e ofruar nga KB, si në nënshkrimin e MOU-ve me fqinjët e Kosovës, njëashtu edhe sa i përketë sigurimt kufitar më të volitshëm për Kosovarët për të hyrë në EEA (Zona Ekonomike Europiane).

 

PjesemarresitPjesemarresit

 

Në Konferencën e II Ndërkombëtare të Sigurimeve në Kosovë u nxorën këto konkluzione:

  1. Gadishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përkrahjen e pafund në rregullimin e ambientit ligjor me qëllim të harmonizimit me direktivat e BE dhe dhënien e garancioneve të nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Byrove.
  2. Gadishmërinë e BQK në përkrahjen e BKS-së, për tu anëtarësuar në Këshillin e Byrove.
  3. Përkrahja e Këshillit të Byrove për të dëshmuar devotshmërin e tyre në gjetjen e zgjidhjes konkrete për zgjidhjen e qarkullimit të lirë mes Kosovës dhe Botës.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit