Aug 20, 2018

Ftesë për Ofertim - Material Shpenzues

Byroja Kosovare e Sigurimit fton të gjitha kompanitë e interesuara që të ofertojnë për tenderin me titull:


 “FURNIZIMI ME MATERIAL SHPENZUES PËR NEVOJAT E BKS-së”

 

Ofertuesit janë të obliguar të dorëzojnë:

• Oferta financiare
• Certifikatën e biznesit me informatat mbi biznesin
• Certifikatën e TVSH-së
• Certifikatës e numrit fiskal
• Vërtetimin e lëshuar nga gjykata kompetente – vetëm për fituesin.
• Deklarata nën betim
• Vërtetim nga Administrata Tatimore se ofertuesi në fjalë nuk është delikuent (shkelës) në pagesën e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit [para datës së publikimit të Njoftimit për Ofertë]
• Dëshmi bankare për qarkullimin vjetor të parave.
• Referenca lidhur me furnizimin me material shpenzues.
• Deklaratën me shkrim nga ofertuesi lidhur me garancionin dhe cilësinë e furnizimeve.
• Cilësia e furnizimit të derivateve të jetë në harmoni me Udhëzimin Administrativ 07/2012- MTI

 

Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën në zarf të mbyllur në zyrën e Byrosë Kosovare të Sigurimit në adresën Rr. Lidhja e Pejës, pn. (magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë) me datë 07.09.2018 nga ora 13:00-15:00.


Ofertat e dorëzuara pas kësaj kohe nuk merren parasysh.

Dosjen e tenderit mund ta kërkoni përmes email-it si në vijim: bks@bks-ks.com

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit