Byroja Kosovare e Sigurimit

Këshilli i Byrove Nacionale



Këshilli i Byrove (Shoqata Ndërkombëtare e Byrove të Siguruesve Kombëtar të Mjeteve Motorike) është Organizata menaxhues e "Sistemit të Kartonit të Gjelbër"


Kronologjia e Këshillit të Byrove ndër vite

 

1949

Konferenca Ndërkombëtare e Siguruesve të Mjeteve Motorike u mbajt në Londër nën patronatin e Byrosë të Siguruesve të Mjeteve Motorike të Mbretërisë së Bashkuar, në të cilën:

  • U miratua rekomandimi i E.C.E.
  • U krijua Këshilli i Byrove
  • Gaj F. Xhonson u emërua si Kryetari i parë i Këshillit të Byrove
  • Shërbimet e sekretariatit iu besuan Byrosë të Siguruesve të Mjeteve Motorike (të Mbretërisë së Bashkuar) - Sekretariati u themelua më vonë, në vitin 1991, si entitet i pavarur.

 

1951

  • Mbahet takimi i parë zyrtar i Këshillit të Byrove dhe miratohet modeli për një marrëveshje midis Byrove Kombëtare të Siguruesve.
  • Zgjidhet formati i kartës së gjelbër.
  • Miratohet një deklaratë për ECE në Gjenevë duke shprehur që tregjet e sigurimit tashmë ishin të gatshme për t’u ndryshuar nga qeveritë përmes amandamenteve në legjislacionet e tyre kombëtare për të paraparë Sistemin e Kartonit të Gjelbër.

 

1952

  • Miratohet Rezoluta Nr. 43 nga Komisioni Ekonomik për Europën ku zyrtarisht aprovohet Sistemi i Kartonit të Gjelbër, forma e Kartonit Ndërkombëtar të Sigurimeve për Mjetet Motorike (Kartoni i Gjelbër).

 

1953

  • Zbatimi i Sistemit të Kartonit të Gjelbër, me 1 janar 1953.

 

1959

  • Me kërkesën e ECE, nga Këshilli i Byrove prezantohet një formë e modelit të Marrëveshjes midis byrove individuale, për të lehtësuar heqjen e paraqitjes së Kartonit të Gjelbër.
  • Kliford W. Rivington (Britanez), zgjidhet Kryetar i Këshillit të Byrove deri më 1967.

1965

  • Merret vendimi për të zgjeruar territorin e Sistemit të Kartonit të Gjelbër për vende të caktuara jashtë Evropës.

 

1967

  • Stivën O. Masefilld (Britanez),zgjidhet Kryetar i Këshillit të Byrove deri në vitin 1983.

1972

  • Miratohet Direktiva e Këshillit të Bashkimit Evropian për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me sigurimin kundër përgjegjësisë civile në përdorimin e mjeteve motorike. Me këtë Direktivë u eliminua nevoja e kontrollimit të Kartonit të Gjelbër për automjetet të cilat normalisht janë të bazuara në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian e që hyn në territorin e një shteti tjetër anëtar.

 

1973

  • Arrihen marrëveshje plotësuese ndërmjet byrove të Evropës Perëndimore.

 

1974

  • Arrihen marrëveshje plotësuese ndërmjet byrove të Evropës Perëndimore, Çekosllovakisë, Republikës Demokratike Gjermane dhe Hungarisë.
  • Formati i ri i Kartonit të Gjelbër propozohet dhe miratohet nga ECE.

1983

  • Pitër J. Sherman (Britanez), zgjidhet Kryetar i Këshillit të Byrove deri më 1991.

 

1984

  • Konsolidohet rezoluta e Komisionit Ekonomik për Europën mbi Lehtësimin e Transportit Rrugor.

1991

  • Miratohet Kushtetuta e Këshillit të Byrove.
  • Sekretariati i Këshillit të Byrove bëhet entitet i pavarur.
  • Hartohet dhe nënshkruhet teksti i ri Marrëveshjes së Unifikuar.
  • Nenshkruhet Marrëveshja e Garantimit Multilateral nga nëntëmbëdhjetë byrotë, bazuar në Direktivën e Këshillit të Bashkimit Evropian të vitit 1972 dhe Direktivave pasuese, e cila unifikoi dhe zëvendësoi Marrëveshjet e mëparshme dypalëshe të cilat e plotësonin Marrëveshjen e Unifikuar - [më pas u zgjerua që të përfshijë edhe katër Byro tjera].
  • Rafael DEIDDA (Italian), zgjidhet Kryetar i Këshillit të Byrove deri në vitin 1997.

 

1994

  • Arrihet Marrëveshja për Mbrojtjen e Vizitorëve për t’u ofruar ndihmë vizitorëve të cilët janë viktimë e një aksidenti në vendet e vizituara.

 

1997

  • Krijohet Anëtarësimi i Përkohshëm për të gjithë anëtarët e rinj të pranuar nga Këshilli.
  • Ulf D. Lemor (Gjerman), zgjidhet Kryetar i Këshillit të Byrove deri në vitin 2005.

 

1998

  • Michael J. Nicholson (Britanez), zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Byrove deri në vitin 2007.

 

1999

  • Këshilli i Byrove feston pesëdhjetë vjetorin e ekzistencës së vet në Oksford, Angli.

2005

  • Ulf Blomgren (Suedez), zgjidhet Kryetar i Këshillit të Byrove deri në vitin 2010.

 

2006

  • Shërbimet e Sekretariatit të Këshillit të Byrove transferohen në zyrat e reja në Bruksel.

 

2007

  • Alen Pire (Belg), zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Byrove.

2010

  • Mariusz Wichtowski (Polak), zgjidhet Kryetar i Këshillit të Byrove për deri në vitin 2015.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit