Diskutohet për rritje të bashkëpunimit mes Byrove

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka takuar të martën në Tiranë  Mimoza Kaçi, nëndrejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë ku kanë diskutuar rreth mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy Institucioneve të rëndësishme.

Mazreku gjatë takimit ka falënderuar Kaçin për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai gjithashtu e ka informuar atë  për zhvillimin e industrisë së sigurimeve në Kosovë si dhe aktivitetet e ndjekura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë këtij viti.

Në anën tjetër Kaçi u zotua për dhënien e përkrahjes së të dy industrive të sigurimit, ashtu që të dy byrotë të zhvillojnë komunikimet e nevojshme dhe të përcaktojnë kushtet dhe kriteret përkatëse në marrëveshje dhe e njëjta të jetë plotësisht e implementueshme nga palët.

Në fund të takimit palët janë dakorduar që gjatë ditëve në vijim të nënshkruajnë edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit të finalizohet deri në fund të këtij viti, ku përfshihet njohja e plotë e policave të sigurimit në mes të dyja shteteve./ BKS /

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka vizituar pikën kufitare në Jarinje

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku me Kap. Bastri Zejnullahu komandantin e Pikës Kufitare Jarinje por edhe me zyrtarë tjerë të Policisë së Kosovës kanë vizituar piken kufitare në Jarinje, për të parë nga afër fillimin e implementimit të vendimit të Qeverisë për mbulim të policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

 

ATK dhe Byroja Kosovare e Sigurimit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit, sot kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Marrëveshja është është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtor Ekzekutiv i BKS-së Sami Mazreku. Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është shkëmbimi i të dhënave në mes ATK-së dhe BKS-së në kohë reale për entitetet juridike në Republikën e Kosovës. Ky shkëmbim i të dhënave mes 2 institucioneve mundëson përmirësimin e ciklit të regjistrimit të mjeteve motorike në Kosovë, si dhe shmangien e rasteve të mashtrimit dhe realizimin e procedurave të dëmshpërblimit të palëve të dëmtuara në kohën dhe në masën e duhur, për të cilat veprime dhe procedura BKS është bartëse zyrtare.

BKS-ja përmes kësaj marrëveshje obligohet që të gjitha detajet që lidhen me sigurimet e ndryshme, sipas kategorizimit të tyre, si dhe kompensimet e dëmeve për personat fizik dhe juridik t’i ndajë në mënyrë elektronike me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në specifikacionet e kërkuar nga kjo e fundit. BKS-ja gjithashtu duhet të ofrojë dhënat për provizionet teknike, provizionet e arkëtueshme, rezervat, të hyrat nga primet e sigurimeve, ri-sigurimeve, primeve të fituara, përfshirë numrin e veturave siguruara dhe atyre jo siguruara nga qytetaret dhe bizneset.

Sipas kushteve të parapara në marrëveshje të gjitha të dhënat, informacionet dhe dokumentet zyrtare, të cilat vihen në dispozicion nga palët nënshkruese do të përdoren vetëm për qëllime të aktiviteteve zyrtare.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka vizituar pikën kufitare në Merdare

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku së bashku më bashkëpunëtorë ka vizituar pikën kufitare në Mardare për të parë nga afër implementimin e vendimit për mbulimin e policave për automjete dhe motoçikleta nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka vizituar pikën kufitare Dheu i Bardhë

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku së bashku më bashkëpunëtorë ka vizituar pikën kufitare Dheu i Bardhë për të parë nga afër implementimin e vendimit për mbulimin e policave për automjete dhe motoçikleta nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]