Kordinatori i Trajnimeve i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Ilir Prapashtica ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për Brahim Isufaj

Kordinatori i Trajnimeve i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Ilir Prapashtica ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit e sigurimeve tek Brahim Isufaj, pranë kompanisë së sigurimeve Elsig.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ofron shërbimin e trajnimeve për licencim dhe edukim të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit në sigurime, në bazë të rregulloreve në fuqi të miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Njëkohësisht, është bërë edhe dorëzimi i ID-ve përmes të cilave Banka Qendrore e Kosovës, klientët dhe palët tjera do të kenë mundësinë e identifikimit sa më të lehtë të stafit të anëtarëve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të cilët janë të licencuar për ndërmjetësimin në sigurime dhe shitjen e produkteve të sigurimit.

Veliu: Një numër i madh i automjeteve janë të paregjistruara

Tash e shumë vjet institucionet e Kosovës i kushtëzojnë qytetarët e vendit të paguajnë tatimin në pronë dhe disa shërbime tjera komunale për regjistrimin e veturave.

Deri para shfaqjes së virusit Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë qenë 150 mijë automjete të paregjistruara.

Pandemia ka ndikuar që ky numër të rritet edhe më shumë. Ndërkohë, ky kushtëzim në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, duke pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje, ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga këto kushtëzime, kërkohet të bëhen ndryshime ligjore.

“Po është fakt se një numër i madh i automjeteve në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për automjetet që bëjnë regjistrime të rregullta që për shkaqe dhe arsye të njohura kanë mbetur edhe një numër i caktuar. Për sa i takon numrit të automjeteve të paregjistruara si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, deklaroi Veliu.

Ai po ashtu ka thënë se për automjetet që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

“Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit. Nganjëherë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me to, nganjëherë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje. Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje. Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, i kontaktuar nga “KosovaPress”, ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, për KosovaPress thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.

Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.

Mazreku bëri me dije se më datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë.

“Po është fakt se një numër i madh i automjeteve në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për automjetet që bëjnë regjistrime të rregullta që për shkaqe dhe arsye të njohura kanë mbetur edhe një numër i caktuar. Për sa i takon numrit të automjeteve të paregjistruar si kontigjencë përgjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, deklaroi Veliu.

17,2 milionë euro dëme të paguara për 5 muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 kompanitë e sigurimeve në vendin tonë kanë paguar dëme në vlerë prej më shumë se 17,2 milionë euro, pavarësisht se gjatë kësaj periudhe kohore ato janë ballafaquar me probleme të mëdha si pasojë e pandemisë COVID-19, ka raporuar “iSIGURIME”

Më shumë se 17,2 milionë euro dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve të cilat operojnë në vendin tonë vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, ndonëse gjatë kësaj periudhe kohore ato janë ballafaquar me probleme të shumta si pasojë e pandemisë COVID-19. Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se shuma e dëmeve të paguara në pesë mujorin e parë të këtij viti pothuajse është e përafërt me pesë mujorin e parë të vitit paraprak. “Nga muaji mars, por edhe në këto momente, si pasojë e pandemisë kompanitë ballafaqohen me probleme të shumta, por përkundër kësaj pagesa e dëmeve vazhdon më ritëm të njëjtë, sikurse në muajt paraprak”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.  Sipas tij, bazuar në raporte të BQK-së, por edhe në raportet individuale të kompanive të sigurimit të cilat operojnë në vendin tonë, shihet qartë se sektori i sigurimeve është goditur më së shumti nga pandemia COVID-19. Sipas tij, duke i pasur parasysh këto, Institucionet e vendit duhet t’i fusin edhe kompanitë e sigurimeve në pakot emergjente. Edhe pse për një kohë të gjitha bizneset kanë qenë të mbyllura thuajse tërësisht, edhe kompanitë e sigurimeve nuk kanë pranuar prime, në anën tjetër ato kanë paguar në vazhdimësi dëmet, por edhe pagat e rregullta të punëtoreve.

 Dëmet e paguara sivjet

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë muajit maj të këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve kanë paguar 1,4 milionë euro, në muajin prill janë paguar 3,1 milionë euro, në muajin mars 3,1 milionë euro, në muajin shkurt 4,1 milionë euro, si dhe në muajin janar shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 5,5 milionë euro, apo gati 100 % më e lartë se sa ishte në muajin e njëjtë në vitin paraprak. Mazreku nga Shoqata e Sigurimeve më tutje tregon se edhe në muajt vijues kompanitë kanë vazhduar me intensitet të njëjte të pagesës së dëmeve. Ai më tutje tregon se shumën e demeve të paguara dukshëm janë duke e rritur edhe automjetet e pa siguruara, që sipas tij  po rriten nga dita në ditë.

“Nga muaji mars, por edhe në këto momente kompanitë ballafaqohen me probleme të shumta nga pandemia, por përkundër kësaj pagesa e dëmeve vazhdon më ritëm të njëjtë, sikurse në muajt paraprak”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Pagesa e dëmeve

2020 (janar-maj)         17.236,723 €

2019                            49.970,495 €

2018                            42.766,736 €

2017                            42.151,078 €

2016                            36.871,506 €

2015                            36.971,397 €

2014                            31.182,207 €

2013                            38.448,821 €

2012                            30.581,215 €

2011                            26.812,984 €

2010                            26.527,830 €

2009                            18.834,757 €

2008                            17.678,577 €

2007                            12.821,635 €

2006                            10.932,644 €

2005                            9.165,533 €

2004                            6.743,000 €

2003                            5.583,705 €

Më së shumti askidente komunikacioni ndodhin të hënën, më së paku të dielën

Gjatë ditës së hënë kanë ndodhur më së shumti aksidente komunikacioni në dekadën e fundit, ndërsa më së paku aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së diel. Kjo bëhet e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë Rrugore 2010-2019.

Sipas këtij raporti, gjatë viteve 2010-2019 në ditën e hënë kanë ndodhur 28585 aksidente trafiku, 26504 aksidente kanë ndodhur në ditën e martë, 26171 aksidente në ditën e mërkurë, 25835 aksidente në ditën e enjte, 26963 aksidente në ditën e premte, 25246 aksidente në ditën e shtunë, ndërsa 19481 aksidente komunikacioni kanë ndodhur në ditën e diel.

Ditët e javës                                                               Aksidentet 2010-2019

E hënë                                                                                28585

E martë                                                                              26504

E mërkurë                                                                         26171

E enjte                                                                                25835

E premte                                                                            26963

E shtunë                                                                             25246

E diel                                                                                   19481

Pasdite ndodhin më së shumti aksidente trafiku, natën më së paku

Numri më i madh i aksidenteve trafiku në Kosovë ndodhë gjatë orëve të pasdites, përkatësisht nga ora 14:00-18:00, kur punëtorët e sektorit publik dhe privat e përfundojnë orarin e punës.
Sipas raportit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë në rrugë, përgjatë viteve 2010-2019 gjatë orëve 14:00-18:00 kanë ndodhur 55481 aksidente trafiku, ndërsa gjatë orëve 10:00-14:00 përgjatë dekadës që lamë pas kanë ndodhur 48642 aksidente trafiku. Më së paku aksidente trafiku ndodhin gjatë orëve të vona të natës, përkatësisht nga 02:00-06:00, ku gjatë dekadës së kaluar kanë ndodhur 5000 aksidente trafiku.

 

  • 55481 aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 14:00-18:00.
  • 48642 aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 10:00-14:00.
  • 5000   aksidente trafiku gjatë viteve 2010-2019 kanë ndodhur nga ora 02:00-06:00.

Shitja e policave ka rënë për 33,3 %

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës janar-maj 2020 shitja e policave të sigurimit ka rënë për 33,3 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka thënë se sektori i sigurimeve është më i godituri në vend në raport me institucionet tjera financiare nga pendemia COVID-19, ka raportuar “iSIGURIME”

Pandemia COVID-19 u ka shkaktuar humbje milionëshe kompanive të sigurimit që operojnë në vendin tonë, sidomos gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti. Gjatë këtyre dy muajve shitja e policave të sigurimit ka rënë në minimumin e mundëshëm si asnjëherë më parë, pasi që për dy muaj me vendin të institucioneve të shtetit Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve nuk kanë funksionuar fare, derisa në anën tjetër numri i automjeteve në komunikacion thuajse ka qenë i njejtë sikurse më parë e që ka ndikuar në rritjen e aksidenteve. Mos inkasimi i primit dhe rritja e dëmeve edhe më shumë e godasin industrinë e sigurimeve në vendin tonë. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka thënë se sektori i sigurimeve është më i godituri në vend nga pendemia COVID-19 në raport me institucionet tjera financiare. Ai madje ka thënë se do të shikohet mundësia që të ndihmohet ky sektor. Gjithashtu, edhe drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë së dëmet e shkaktuara nga COVID-19 janë të mëdha. Edhe Mazreku ka apeluar te Institucionet e vendit që të kenë një trajtim pak më ndryshe për këtë sektor, sepse sipas tij luan një rol të rëndësishëm si në aspektin social, ashtu edhe atë ekonomik.

Mbi 150 mijë polica më pak

Referuar të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti shitja e policave ka rënë prej hiç më pak se 33,3% në raport me periudhën e njejtë të vitit paraprak, apo rreth 150 mijë euro më pak. Gjatë periudhës janar-maj 2020 të gjitha kompanitë e sigurimeve në vend kanë shitur 267256 polica, ku nga ky numër 127,569 janë polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), 44195 janë polica kufitare, derisa pjesa tjetër prej 95,492 janë polica vullnetare. Ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak, pra 2019 kompanitë e sigurimeve në vend kanë arritur të shesin 401,278 polica të sigurimit, ku nga ky numër 169,861 janë polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), 94,915 janë polica kufitare dhe pjesa tjetër prej 136,502 janë polica vullnetare.

Guvernatori i BQK-së ofron përkrahje për sektorin e sigurimeve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, gjatë takimit që ka pasur me udhëheqësen e sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Lindita Daija, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku, është diskutur lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19. “Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Mazreku: Duhet të ndihmohet sektori i sigurimeve

Në anën tjetër Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se pasojat nga pandemia COVID-19 janë të mëdha. Sipas tij, edhe në këtë kohë kompanitë janë duke u dëmtuarsepse numri i automjeteve të pa regjistruara është rritur në mase enorme. “Ka në qarkullim shumë automjete të pa regjistruara e të cilat janë duke shkaktuar dëme të mëdha, të cilat edhe më shumë e rëndësojnë gjendjen e kompanive në këtë situatë. Institucionet duhet të ndihmojnë kompanitë e sigurimeve si të gjitha bizneset tjera private në vend, pasi që sektori sigurimeve është prekur më së shumti në sektorin financiar nga COVID-19” ka thënë ai. Sipas tij, gjatë gjithë kohës kompanitë e sigurimeve i kanë paguar pagat e punëtoreve të plota, si dhe asnjë punëtorë nuk e ka humbur vendin e punës”, ka thënë Mazreku. Ai më tutje ka kërkuar nga Institucionet që të angazhohen për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vend, pasi që sipas tij demet financiar si për shtetin, ashtu edhe për kompanitë e sigurimeve janë të mëdha. “Shteti humb miliona euro nga mos pagesa e taksave të parapara në momentin e regjistrimit të automjeteve, derisa kompanitë humbin mjete pasi që sipas ligjit duhet të kompensojnë çdo qytetar të cilit i shkaktohet aksident nga automjeti i pa siguruar, e ku më pastaj kompanitë përmes procedurave gjyqësore këto mjete i rimbursojnë nga shkaktari i aksidentit”, ka thënë ai. Por, sipas tij, zvarritja e lendeve nëpër gjykata e bën thuajse të pamundur rimbursimin.

 

  • 33,3 % ka rënë shitja totale e policave gjatë periudhës janar-maj 2020, krahasuar me periudhën janar-maj 2019
  • 267,256 polica sigurimi janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2020
  • 401,278 polica sigurimi janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2019
  • 127,569 polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2020
  • 169,861 polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2019
  • 95,492 polica vullnetare të sigurimeve janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2020
  • 136,502 janë polica vullnetare të sigurimeve të cilat janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2019

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]