Ministri Mustafa takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazrek

Sistemi i sigurimeve në sektorin e bujqësisë, është një komponentë thelbësore për një sektor më konkurrues, më produktiv e më fitimprurës në Kosovë.

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e sistemit të sigurimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij sistemi në vend.

“Sigurimi i prodhimtarisë bujqësore është segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues”, ka thënë ministri Mustafa.

Ai ka theksuar se një sistem i mirë i sigurimit bujqësor ndihmon padyshim edhe në rritjen e produktivitetit dhe profitabilitetit të fermerëve të Kosovës.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, theksoi rëndësinë e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke vlerësuar tashmë edhe lansimin e sistemit të sigurimeve në Kosovë. ‘Sistemi i sigurimeve në bujqësi ndikon edhe në forcimin e një mjedisi të përshtatshëm, duke rritur në këtë mënyrë edhe aftësitë teknike në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë këtë sektor”, ka thënë ai.

Ndryshe, në fillim të vitit 2019, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë.

 / Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /

Takim me komitetin e dëmeve

Komiteti i Dëmeve pranë Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë ku janë diskutuar tema të ndryshme lidhur me dëmet, nevojën për ngritjen e kapaciteteve profesionale të trajtuesve të dëmeve nëpër kompanitë e sigurimeve përmes trajnimeve të ndryshme si dhe specifikat dhe sfidat e trajtimit të kërkesave për shpërblimin e dëmit të evidentuara sipas raportit evropian të aksidentit.

Diskutohet rreth plotësim/ndryshimit të Kushteve të Përgjithshme të Sigurimit të Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia

Përfaqësues të të gjitha komiteteve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës kanë diskutuar në takim lidhur me nevojën dhe domosdoshmërinë e plotësim/ndryshimit të Kushteve të Përgjithshme të Sigurimit të Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, për të përshtatur sa më mirë me nevojat e reja të policëmbajtësve ashtu që të njejtit në vazhdimësi të kenë siguruar përgjegjësinë e tyre gjatë drejtimit të mjetit motorik. / Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]