Mehmeti e Mazreku diskutojnë për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku si dhe Shefin e Zyrës Ligjore të Shoqatës Venhar Hana.

Në takim është diskutuar lidhur me iniciativat për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara/të pasiguara si dhe ndryshimet legjislative të cilat mundësojnë zhvillimin e industrisë së sigurimeve në Kosovë me qëllim të ofrimit të produkteve sa më të mira të sigurimit për policëmbajtësit.

Takim pune me përfaqësuesit e IFC-së

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka pritur në takim përfaqësuesit e IFC-së në Kosovë Syzana Dautaj dhe Aida Selimi si dhe përfaqësuesit e IFC-së Andriy Zaripov – Ekspert i Sigurimeve Agro.
Në takim, është diskutuar lidhur me asistencën e IFC-së në implementimit të projektit të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovë.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Diskutime për puntorinë e radhës

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka pritur në takim Hasie Abdullahu dhe Njomëza Zejnullahu nga Checchi and Company Consulting – Program i USAID, për të organizuar bashkërisht punëtorinë ku do të trajtohet tema e zgjidhjes alternative e mosmarrëveshjeve.
Punëtoria do të organizohet në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës me datë 28.01.2019, ku do të jenë pjesëmarrës të gjithë përfaqësuesit e kompanive të sigurimit.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Sami Mazreku takohet me Basri Sejdiun dhe Basri Lenjanin

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku është takuar sot me Drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiu dhe Drejtorin i QKUK-së Basri Lenjani.

Përmes një postimi në llogarinë në Facebook të Shoqatës, është njoftuar se në takim është diskutuar në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit, përmes një memorandumi, ku do të trajtohen çështjet me rëndësi, përfshirë në trajtimin e rasteve emergjente nga aksidentet e komunikacionit, lëndimet e lehta, etj.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku është pritur nga Drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu dhe Drejtori i QKUK-së Basri Lenjani.

Në takim është diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit nëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi ndërmjet palëve përmes të cilit do të trajtohen çështjet me rëndësi për të dyja palët, duke përfshirë por jo kufizuar në trajtimin e rasteve emergjente nga aksidentet e komunikacionit, lëndimet e lehta, monitorimi i proceseve të trajtimit mjekësor që ndërlidhen me siguruesit si dhe çështje të tjera të cilat do të paraqiten në këtë bashkëpunim.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Diskutohet për organizimin e kampanjave të përbashkëta

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Shefi i Zyrës Ligjore Venhar Hana kanë takuar Nënkolonelin e Policisë së Kosovës Jeton Rexhepi si dhe stafin mbështetës të Divizionit të Komunikacionit Rrugor pranë Policisë së Kosovës.
Në takim, palët kanë disktutuar lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e kampanjave të përbashkëta lidhur me:
– uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara/pasiguruara në qarkullim rrugor,
– shpërndarjen e broshurave të ndryshme lidhur me rritjen e vetëdijësimin e qytetarëve për zvogëlimin e aksidenteve në trafik, si dhe
– iniciativat për ndryshimin e Ligjit për Automjete.
Palët janë pajtuar për organizimin e ngjarjeve si më sipër në çdo kuartal, ndërsa për çështje të tjera të rëndësisë së njëjtë do të ketë edhe takime dhe diskutimeve edhe në ditët në vijim.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]