“Jeta nuk është pjesë e veturës”

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, nesër (e premte) edhe zyrtarisht nisin fushatën vetëdijesuese për siguri në trafik. Përmes postimeve të publikuara neper rrjete sociale, por edhe ne ueb faqe zyrtareve te tria Institucionet kanë paraparë shumë aktivitete në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës, duke mbyllur kështu kampanjën me 15 nëntor për të shënuar së bashku “Ditën Botërore pa viktima në trafikun rrugor”.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ai tregon se së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe ata të Ministrisë së Infrastrukturës fushatën do ta nisin nesër në Universitetin Publik të Gjilanit, duke vazhduar kështu në të gjitha Universitetet Publike në gjithë Kosovës, por edhe në kolegje private e institucione tjera.

Më tutje Mazreku thotë se çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Përndryshe Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Diskutohet për organizimin e trajnimeve të gjykatëseve me ekspertë nga Kroacia

Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës është takuar të hënën në Prishtinë me Luljeta Hetemi, u.d e drejtori të Institutit të Drejtësisë.

Gjatë takimit Mazreku e Hetemi diskutuan për organizimin e trajnimeve për Gjykatës me ekspertë nga Kroacia për fushën e sigurimeve

Takim pune me Nënkolonel Jeton Rexhepi dhe Fejzullah Mustafa, Shef i Departamentit për Siguri Rrugore ne MIT

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku është takuar të hënën në Prishtinë me Nënkolonel Jeton Rexhepi dhe Fejzullah Mustafa, Shef i Departamentit për Siguri Rrugore ne MIT.

Gjatë takimit është diskutuar rreth organizimit të aktiviteteve të përbashkëta që kanë synim të vetëm uljen e aksidenteve me pasoja fatale, por edhe atyre me lëndime të lehta e rënda trupore.

Murtezaj dhe Mazreku biseduan për implementimin e Ligjit për Tatimin e Korporatave

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilirr Murtezaj ka pritur në takim drejtori Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazrekun.

Qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për Tatimin e Korporatave, i cili ka hyrë në fuqi në muajin Gusht të këtij viti. “Në takim z. Mazreku u njoftua nga drejtori i ATK-së, se sipas këtij ligji kompanitë e sigurimit, nga data 5 gusht 2019 e tutje do të deklarojnë dhe paguajnë tatim si çdo person tjetër juridik”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]