Njoftim me rëndësi për bashkatdhetarët

21.12.2020

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë bashkatdhetarët të cilat si pasojë e një problemi teknik në sistem kanë paguar prim prej 13 euro për muajin janar 2021, luten që gjatë lëshimit të vendit të ndalen në pikat kufitare, respektivisht nëpër zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe të marrin parat që ata kanë paguar.

Sipas të dhënave zyrtare të BKS-së numri i bashkatdhetarëve që kanë paguar primin prej 13 euro për qëndrim në Kosovë gjatë janarit 2021 është i vogël.

Byroja Kosovare e Sigurimit edhe një herë njofton të gjithë bashkatdhetarët që polica e sigurimit që ata nxjerrin deri më 31.12.2020 e që ka validitet 1 muaj mbulohet tërësisht nga Qeveria e Kosovës.

/Byroja Kosovare e Sigurimit /

Njoftim me rëndësi nga BKS-ja

Te nderuar bashkeatdhetare
Sot permes mediave jemi informuar se gjate hyrjes ne territorin e Republikes se Kosoves, disa nga ju keni paguar primin e sigurimit kufitar per te cilin, permes Marreveshjes se Bashkepunimit te dates 30.07.2020 Qeveria e Republikes se Kosoves eshte duke mbuluar koston e ketyre policave te leshuara deri me date 31.12.2020.
Gjate pershtatjeve teknike dhe adaptimit te zbatimit te kesaj Marreveshje, problemet teknike si kjo jane shfaqur tani, por sigurojme qytetaret qe kjo çeshtje veçse eshte trajtuar dhe rregulluar.
Duke iu kerkuar falje te gjithe qytetareve qe kane paguar primin e sigurimit per policat e sigurimit te leshuara sipas Marreveshjes se Bashkepunimit te dates 30.07.2020, ju njoftojme qe mund te vini ne zyren qendrore te Byrose Kosovare te Sigurimit, ose ne piken me te afert kufitare per kthimin e primit te paguar.

Mazreku pret bashkatdhetarët në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka vizituar sonte pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku nga afër ka pritur bashkatdhetarët e shumtë të cilët janë duke ardhur në vendlindjen e tyre për të kaluar festat e fund vitit.

Mazreku ka thënë se për t’i eliminuar pritjet BKS-ja paraprakisht ka bërë të gjitha parapërgatitjet në mënyrë që bashkatdhetarët në një afat sa më të shkurt kohore të pajisjen me policë të sigurimit.

“Për tu pajisur me police të sigurimit, bashkatdhetarët nuk do të presin fare, ne paraprakisht kemi bërë të gjitha parapërgatitjet” ka thënë Mazreku.

Mazreku po ashtu ka apeluar të bashkatdhetarët që gjatë kohës sa të qëndrojnë në vendin tonë të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos në këtë kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe vendi po përballet me mjegull të dendur.

Takim me gazetarë

U.d drejtori i Byrosë Kosovare të Siguriumeve Sami Mazreku ka takuar Sot  gazetarë që përcjellin sektorin e Ekonomisë në vendin tonë. “Ata i informova për problemet e mëdha që ka sjell COVID-19 edhe për Byronë Kosovare të Sigurimeve. Gjatë 8 mujorit të parë të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shitja e policave ka rënë në masë të madhe. Pra, kemi 200 mijë polica më pakë. Byroja Kosovare e Sigurimeve do të jetë Institucion i hapur për media për çfarëdo informacioni të kërkojnë gazetarët” ka thënë ai / Byroja Kosovare e Sigurimeve /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]