Kliko për ta shkarkuar në formatin PDF Nr.43-44 të gazetës iSIGURIME- Versioni në gjuhën angleze
Kliko për ta shkarkuar në formatin PDF Nr.43-44 të gazetës iSIGURIME- Versioni në gjuhën angleze
Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 20 milionë euro për kompensim të dëmeve, apo 35 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate kohore rekorde.
iSIGURIME
Sikurse në muajt paraprak edhe gjatë muajve janar, shkurt e mars të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pak se 20 milionë euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica. Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti kanë qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 20 milionë euro për kompensim të dëmeve, apo 35 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Rritje shumë e lartë e pagesës së dëmeve
Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 48,165 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pak se 35%. “Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 5,814 dëme, duke arritur në 48,165, nga të cilat 48,064 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 101 nga kompanitë e sigurimit të Jetës”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.
Dëmet e paguara në pesë vitet e fundit
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % e të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara.
Kliko këtu për ta shkarkuar në variantin PDF numrin e 43 dhe 44 të gazetës iSIGURIME
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës për heqja nga qarkullimi të automjeteve pa regjistrim.
Sipas Mazrekut heqja e veturave të tilla nga qarkullimi ndikon direkt në rritjen e sigurisë në komunikacion.
Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes.
Vetëm për dy ditë të veprimit, janë identifikuar 38 vetura të paregjistruara (prej tyre është has në automjetet pa regjistrim që nga viti 2012).
Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.
Garat u mbajtën në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin maturantë të shumë shkollave në Kosovë si përfaqësues të shkollave.
Drejtori i Akademisë “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtë vit bëhen një dekadë prej kur kanë nisur këto aktivitete për sigurinë në rrugë. Si të tilla, ai ka shtuar se tashmë kanë marrë karakter edukativ dhe arsimor. Pjesëmarrës në këto aktivitete për 10 vjet, kanë qenë më shumë se 10 mijë nxënës.
“Është edicioni i tetë me radhë. Sot do të garojnë maturantët nga shkollat përfaqësuese të Republikës së Kosovës, për të fituar njërin nga shpërblimet që janë, biçikleta për vendin e parë, dytë dhe të tretë”, ka thënë Krasniqi.
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka theksuar se janë duke punuar për zgjerimin e shtigjeve për biçikletat dhe do të vazhdojnë të promovojnë sigurinë dhe lëvizjet me biçikleta në kryeqytet dhe komuna vazhdon të jetë e zotuar të punoj në sigurinë e shtigjeve për biçikleta.
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi theksoi se mbështesin çdo aktivitet, me qëllim të uljes së rasteve të aksidenteve në rrugë.
Në garat e sotshme pjesëmarrës ishin 19 garues në 12 shtigje, ku vendi i parë, dytë dhe i tretë u shpërblyen me nga një biçikletë, dhe shkolla e tyre fituese u pajis më kupë.
• Fituesi i vendit të parë u shpall Darsei Gashi, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloi pa asnjë penallti, brenda 40 sekondave.
• Fituesi vendit të dytë u shpall Enris Xhelili nga shkolla e mesme teknike Mehmet Isai nga Gjilani, i cili shtegun e kaloi me sukses dhe pa asnjë penallti për 46 sekonda.
• Fituesi i vendit të tretë u shpall Anit Kololli, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloj pa asnjë penallti, brenda 48 sekondave.
Pjesëmarrësit e tjerë u pajisën me mirënjohje.
Këto aktivitete nga viti 2013 në vazhdimësi zhvillohen dhe koordinohen nga Akademia Tempulli (www.tempulli.org), së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe mbështeten nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtoritë komunale të arsimit, Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit. Ndërkaq këtë vit mbështetës ishin edhe Ujë Rrugove dhe kompania Golden Eagle.