Sektori sigurimeve nga minus 24,7 milionë euro humbje, në 9.9 milionë euro fitim

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) pasqyrojnë shumë saktë rezultatet e një angazhimi të madh për rregullimin dhe reformimin e sektorit të sigurimeve në vend.

Gjatë tetë viteve, pra 2016-2023 janë bërë punë dhe ndryshime të mëdha, e që falë tyre sektori i sigurimeve sot është krejtësisht tjetër, i barabartë me ato të shteteve të zhvilluara Evropiane.

Gjatë kësaj periudhe kohore është bërë ndryshimi i Ligjit të Korporatave e që në masë të madhe ky ligj kishte dëmtuar sektorin e sigurimeve në vend, pasi që deri në ndryshimet ligjore kompanitë kanë paguar tatime shtesë prej 5 % të qarkullimit bruto.

Gjithashtu, me vendim të Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe kohore të cilës i referohem është ndryshuar edhe Ligji për Kryqin e Kuq, ku deri në shfuqizimin e këtij ligji kompanitë është dashur të paguajnë për ketë Institucion 1 % të qarkullimit të përgjithshëm.

Gjatë kësaj periudhe kohore me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës nga tregu i sigurimeve janë hequr edhe dy kompani të sigurimeve të cilët nuk kishin rënë nën kushtet ligjore të parapara me ligjet në fuqi.

Zvogëlimi i automjeteve të paregjistruara në vend gjithashtu ka ndikuar dukshëm në rregullimin e tregut. Në këtë drejtim është duke u punuar në vazhdimësi, projekti për vendosjen e stikersave ka dhënë rezultate konkrete. Gjatë vitit që vjen rezultatet në këtë drejtim do të jenë edhe më të dukshme.

Për ndryshimet pozitive gjatë kësaj periudhe kohore sektori i sigurimeve është përmendur edhe në konotacion pozitiv edhe në raportin e progresit për Kosovën

Pra, referuar të dhënave zyrtare më 2016 sektori i sigurimeve ka mbyllur vitin me 24,7 milionë euro humbje, deri sa në fund të muajit korrik të këtij viti, pra për shtatë muaj sektori ka gjeneruar një profit neto prej 9,9 milionë euro.

Falë ndryshimeve që janë bërë në aspektin teknik Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për tu bërë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

Detyrim ligjor, agjencitë turistike duhet t’i sigurojnë udhëtarët

Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ 05/2003, i cili është mbështetur në Ligjin e Truizmit, Agjencitë Turistike duhet t’i sigurojnë klientët e tyre. Tash e tutje klientët do të jetë të siguruar në realizimin e së drejtës së tyre përmes policës së sigurimit. Pra, nëse kompania nuk përmbush marrëveshjen që ka me klientin, atëherë Institucionet përgjegjëse mund të ekzekutojnë sigurimin dhe të kompensojnë palën e dëmtuar. Para se të filloj implementimi i këtij udhëzimi në praktikë është zhvilluar një takim mes përfaqësueseve të Byrosë Kosovare të Sigurimit, respektivisht drejtorit të BKS-së Sami Mazrekut si dhe drejtorit Financiar Valon Berisha, Brahim Isufaj nga BKS-ja, si dhe Lindita Rashica, Merlinda Ramaj, Lumturie Geci, përfaqësuese të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Më saktësisht në nenin 5 të këtij Udhëzimi Administrativ thuhet se Agjencia e Udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi.

“Polisa e sigurimit duhet të mbulojë kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj udhëtarit nga mos përmbushja, plotësimi i pjesshëm ose përmbushja e parregullt e detyrimeve sipas marrëveshjes së udhëtimit, itinerarit të udhëtimit ose itinerarit të ekskursionit si dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara për shkak të pamundësisë së agjencisë së udhëtimit për të shlyer kostot e nevojshme të strehimit/akomodimit, ushqimit dhe kthimit të udhëtarëve nga një udhëtim në vendin e nisjes, brenda dhe jashtë vendit. Polisa e sigurimit duhet të mbuloj edhe rastet e pamundësisë së përmendura më sipër të shkaktuara nga falimentimi i agjencisë së udhëtimit” thuhet më tutje në pikën 1të nenit 5 të këtij udhëzimi administrativ.

Më tutje në pikën 2 po të këtij neni thuhet se organizatori i paketës duhet që përmes polisës së sigurimit të mbuloj rimbursimin e të gjitha pagesave të bëra nga ose në emër të udhëtarit në lidhje me kontratën e udhëtimit për pakot dhe shërbimet që nuk kanë ose nuk do të kryhen ose do të kryhen vetëm pjesërisht si pasojë e falimentimit apo falimentimit të organizatorit.

Po ashtu, sipas këtij udhëzimi organizatori i paketës duhet që përmes polisës së sigurimit të mbuloj kompensimin e udhëtarit për shpenzimet e strehimit të nevojshëm, ushqimin dhe kthimin në vendin e nisjes në Kosove apo jashtë vendit, si dhe të gjitha pretendimet e tjera në këtë drejtim, në rast të falimentimit të organizatorit, nëse transporti ishte përfshirë në kontratën e paketës së udhëtimit.

Për Agjencitë me qarkullim vjetor deri në një qind mijë (100,000) euro, mbulueshmëria e polisës së sigurimit duhet të jetë të paktën tridhjetë mijë (30,000) euro.

Agjencitë me qarkullim vjetor nga njëqind mijë (100,000) euro deri në pesëqind mijë (500,000) euro mbulueshmëria e polisës së sigurimit duhet të jetë të paktën pesëdhjetë mijë (50,000) euro.

Për Agjencitë me qarkullim vjetor nga pesëqind mijë (500,000) euro deri në një milion euro (1,000,000) euro mbulueshmëria e polisës së sigurimit duhet të jetë të paktën njëqind mijë (100,000) euro.

Për Agjencitë me qarkullim vjetor prej një milion euro (1,000,000) deri në dy milion euro (2,000,000) euro mbulueshmëria e polisës së sigurimit duhet të jetë të paktën dyqind mijë (200,000) euro.

Byroja Kosovare e Sigurimit falënderon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ketë ndryshim ligjor i cili në masë të madhe do të mbroj qytetaret e Kosovës.

20 milionë euro dëme u paguan vetëm për 3 muaj

Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 20 milionë euro për kompensim të dëmeve, apo 35 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate kohore rekorde.

iSIGURIME

Sikurse në muajt paraprak edhe gjatë muajve janar, shkurt e mars të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pak se 20 milionë euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica. Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Ko­sovës (BQK), shihet se muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti kanë qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licenc­uara nga Banka Qendrore si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 20 milionë euro për kompensim të dëmeve, apo 35 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritje shumë e lartë e pagesës së dëmeve

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 48,165 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pak se 35%. “Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 5,814 dëme, duke arritur në 48,165, nga të cilat 48,064 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 101 nga kompanitë e sigurimit të Jetës”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.

 

Dëmet e paguara në pesë vitet e fundit

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe By­rosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Pri­meve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % e të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]