Rritet për 50,33 % pagesa e dëmeve

Vetëm gjatë muajit janar 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate rekorde kohore

iSIGURIME

Edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt  të këtij viti, kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pakë se 13,496,882 euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica. Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se muaji janar dhe shkurt i këtij viti ka qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritje shumë e lartë e pagesës së dëmeve

Gjithnjë referuar  të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 29,621 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pakë se 53 %. “Numri i dëmeve të paguara gjatë muajit Janar dhe shkurt 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 3,208 dëme duke arritur në 29,621 nga të cilat 29,561 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 60 nga kompanitë e sigurimit të Jetës” thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.

260 milionë për 5 vite dëme të paguara

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të

 

 

Drejtori Mazreku ndau mirënjohje për guvernatorin Mehmeti

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku ia ka ndarë mirënjohje të martën guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) z.Fehmi Mehmeti në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë pesë viteve të fundit Banka Qendrore e Kosovës një herë më Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe më pas me Byronë Kosovare të Sigurimit.

Drejtori Mazreku gjatë ndarjes së mirënjohjen së emër të drejtorëve të kompanive të sigurimit, por edhe në emër të aksionareve ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për angazhimin që ka pasur ky në reformimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve.

Mazreku më tutje ka thënë se gjatë marrjes së mandatit të guvernatorit tregu i sigurimeve ishte ne gjendje krejtësisht tjetër, deri sa në përfundim të mandatit tregu i sigurimeve në vend është i njëjtë sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]