Shoqata e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me Akademinë e Drejtësisë

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Enver Fejzullahun, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë.

Qëllimi i këtij memorandumi është themelimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve ashtu që në kuadër të programeve të trajnimeve për gjyqtarë që organizon Akademia, të përfshihen edhe temat nga fusha e sigurimeve, respektivisht trajtimit të kërkesave për kompensimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit për të gjitha produktet e sigurimit të njohura sipas ligjit.

Palët në momorandum janë pajtuar që përmes ofrimit të trajnimeve profesionale t’i avancojnë njohuritë specifike për sigurimet dhe kontratat e sigurimeve për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, si dhe profesionistëve tjerë në bazë të vlerësimeve të Akademisë, të punësuar në sistemin gjyqësor.

Drejtori Mazreku takoi kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Me datë 26.06.2020 Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Venhar Hana janë pritur në takim nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës Bahri Hyseni. Në takim, është diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet KPK-së dhe SHSK-së përmes një memorandumi, ku kompanitë e sigurimit do të kenë qasje në dokumentacionin përkatës të punuar nga Prokuroritë e vendit lidhur me veprimet që ndërmerren në rastet e aksidenteve. Poashtu, është diskutuar lidhur me çështjen e angazhimit të ekspertëve në procedurë penale për vlerësimin e lëndimeve trupore në aksidente të komunikacionit, ku është kërkuar edhe rritja e nivelit të përgjegjësisë së profesionistëve mjekësor ashtu që me saktësi të vlerësohen situatat e krijuara dhe në mënyrë të qartë të evidentohen të dëmtuarit dhe pjesëmarrësit tjerë në aksidente të komunikacionit. Iniciativa për themelimin e këtij bashkëpunimi është përkrahur nga Kryesuesi i KPK-së Hyseni, i cili theksoi se në vijim do të punohet për modalitetet e këtij bashkëpunimi ashtu që të vihet në zbatim sa më mirë legjislacioni në fuqi.

Mazreku merr pjesë në Forumin e Triestës për Investime në Evropën Perëndimore

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka marrë pjesë si panelist në Forumin e Triestës për Investime në Evropën Perëndimore, përcjell Bota sot.

Përmes një njoftimi në Facebook nga Shoqata, thuhet se në këtë forum kanë marrë pjesë përfaqësues nga më shumë se 30 shtete të Evropës.

“Investimet dhe Rimëkëmbja Financiare post COVID 19” ka qenë tema e diskutimit, ku përfaqësuesit e industrive të sigurimeve, Banka Qendrore dhe organizata të tjera, kanë shkëmbyer përvojat e tyre profesionale që mund të aplikohen për rimëkëmbjen sa më të shpejtë dhe efektive të ekonomive nga pandemi e COVID19.

Njoftimi i plotë:

Drejtori Ekzekutiv i Shoqates se Sigurimeve te Kosoves ka marr pjese ne cilesine e panelistit ne Forumin e Triestes per Investime ne Evropen Perendimore.

Ne kete forum, kane marr pjese perfaqesues prej me shume se 30 shteteve te Evropes, ku eshte diskutuar tema per “Investimet dhe Rimekembja Financiare post COVID 19”. Perfaqesuesit e industrive te sigurimeve, bankave qendrore te vendeve te ndryshme dhe organizatave te tjera kane shkembyer pervojat e tyre profesionale qe mund te aplikohen per rimekembjen sa me te shpejte dhe efektive te ekonomive nga pandemia COVID19.

Guvernatori i BQK-së ofron përkrahje për sektorin e sigurimeve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka pritur në takim udhëheqësen e sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Lindita Daija, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.

“Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]