2.7 milionë € në vit paguan kosovarët polisa në Mal të Zi, Mazreku jep detajet e marrëveshjes (Frontonline)

Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e polisave kufitare ndërmjet dy shteteve.

Nga kjo marrëveshje, kosovarët do t’i kursejnë  2.7 milionë euro që paguanin çdo vit për të kaluar kufirin malazez.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, në një intervistë për Front Online, tha se këtë shumë për çdo vit e kanë paguar qytetarët që nga paslufta.

“Rreth 2.7 milionë euro kanë qenë të hyrat vjetore vetëm nga qytetarët e Kosovës që kanë shkuar qoftë për pushime, dmth 2.7 milionë euro që Mali i Zi do të ketë më pak të hyra”, ka thënë Mazreku për Front Online.

Nga kjo marrëveshje, edhe Byroja Kosovare do t’i ketë 800 mijë euro më pak të hyra nga qytetarët e Malit të Zi.

“Byrja do të ketë më pak të hyra, rreth 800 mijë euro nga kjo marrëveshje”, ka thënë Mazreku.

Mazreku thotë se për të dyja shtetet, kjo marrëveshje do të jetë e mirëseardhur, pasi qytetarët do të kursejnë 4 milionë euro në vit.

Sipas Mazrekut, kjo do të mundësojë që të largohen pritjet e gjata në dy anët e kufirit.

“Qytetarët e Kosovës dhe të Malit të Zi nga kjo marrëveshje do të kursejnë mbi 4 milionë euro. Kjo është njëra nga marrëveshjet më të mira që e kemi bërë deri më tani e cila e lehtëson lëvizjen e lirë në mes të të dyja vendeve duke përfshirë edhe mos pritjet nëpër pikat kufitare dhe e ul edhe koston e udhëtimit për qytetarë  e të dyja vendeve”, u shpreh ai për Front Online.

Marrëveshja për heqjen e Policave Kufitare do të nënshkruhet këtë të premte me pjesëmarrjen e zv/kryeministres së Kosovës, Emilia Rexhepi dhe zv/kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kështu konfirmoi për Front Online, Sami Mazreku.

“Ne e kemi caktuar një agjendë, kjo marrëveshje do të nënshkruhet këtë të premte me 26 qershor në Podgoricë në një lokacion të caktuar nga pala malazeze. Në këtë takim e ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe zv/kryeministrja zonja Emilja Rexhepi e cila do të jetë prezentë gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nëse nuk ka ndonjë ndryshim të agjendës do të jetë edhe zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka thënë Mazreku.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbulim të taksës kufitare për bashkatdhetarë e cila hynë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti.  Mazreku tha se përfitues të këtij vendimi do të jenë vozitësit e auto veturave dhe motoçikletave.

“Qeveria e ka ndarë një buxhet dhe sipas informatave që i kemi këto ditë pritet që të nënshkruhet marrëveshja e re, e cila do të jetë në fuqi nga data 1 korrik deri në fund të vitit dhe Qeveria do të mbuloj koston për bashkatdhetarë për dy kategori, për auto vetura dhe motoçikleta”, u shpreh ai për Front Online.

Vendimi për pagesën e polisave të sigurimit për mërgimtarët, flet drejtori i BKS-së, Sami Mazreku (Kanal 10)

Qeveria e Kosovës mori sot vendim për kryerjen e polisave të sigurimit për mërgimtarët, në lidhje më këtë i ftuar në emisionin Prime Time është Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit,  Sami Mazreku, i cili dha më shumë detaje, dhe tregoi se cilat kategori i përfshinë kjo pagesë.

“Kemi pasur disa takime me ministrin Murati, ku kemi diskutuar modalitetet që edhe kësaj radhe qeveria të mbulojë koston e sigurimit të polisave kufitare, normalisht që është një shpenzim që qeveria e ka bërë për mërgimtarët, vendimi është marrë sot, dhe unë besoj që brenda dy apo tri dite do të formatizohet marrëveshja, dhe do të filloj së aplikuari nga data 1 korrik 2021 deri në fund të vitit”, tha Mazreku në Prime Time. Tutje Mazreku theksoi se mbulimi i shpenzimeve të polisës së sigurimit do të vlejë për veturat, dhe motoçikletat. (Kanal 10)

Mazreku: Ulja e veturave të paregjistruara hap rrugën për në Kartonin e Gjelbërt

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) tha se Kosova synon të anëtarsohet në këtë institucion vetëm pasi të jenë kryer disa punë të brendshme.

“Këtë vit të kemi diçka konkrete,mos të kemi diçka vetëm pjesë të diskutimit, të dalim me numra të ri, me dalim me hyrje konkrete që Kosova të jetë në një nivel tjetër edhe të përfaqësimit, edhe të negocimit, sa u përket problemeve të brendshme që i kemi”, tha ai për RTK.Mazreku ka shpalosur plane që shkojnë në funksion të sigurisë më të madhe në trafik.

“Parashihet edhe investimi në pajisjet teknologjike te Policia e Kosovës, përmes pajisjeve të ndryshme, kamerave të cilat do të dhurohen PK-së, atehërë ata e kanë më të lehtë që këto vetura t’i detektojë. Ta zëmë nëse në çdo hyrje të Prishtinës i digjitalizomë nga një kamerë atëherë e monitorojmë çdo veturë që hyjë. Ka edhe pajisje të tjera që policia mundet me i përdor edhe në lëvizje. Kjo sigurisht që do të ulë numrin e automjeteve të paregjistrume dhe në anën tjetër këto pajisje, nëse Policia vendos me  i përdor edhe për punë të tjera që i ka edhe në bazë të përgjegjësive, këto pajisje mund të shqiptojnë në mënyrë automatike gjoba, munden me e matë shpejtësinë si dhe punë të tjera”, ka thënë Mazreku për RTK

Për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara grupi punues është pajtuar që t’i kryej secili detyrat e veta.

Havolli: Po punohet të ulet numri i automjeteve të paregjistruara

Zvogëlimi i numrit të veturave të pa regjistruara shihet si një mundësi që Kosova të aplikoj për anëtarësim në Kartonin e Gjelbërt.

Sokol Havolli, zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), tha se për sa u përket numrit të veturave të pasiguruara, BQK-ja ka kryer punën e tyre, vecëçse kjo çështje ndërlidhet edhe me disa ministri dhe çështje tjera. “I është dashur Bankës Qendrore të kosovës (BQK) ta udhëheqë një grup punues për të adresuar çështjet që lidhen me veturat e pasiguruara dhe zgjidhjen e problemeve me kompanitë e sigurimeve. Kjo është çështje që ju takon edhe BQK-së, edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe Ministrisë së Infrastrukturës. BQK-ja siç e dini është në varg të reformave të ndërmarra në industrinë e sigurimeve , ku ndër të tjera ka pasur shtim të kapitalit aksionar në industrinë e sigurimeve, ka pasur për likuidime të kompanive të sigurimeve, ka pasur kthim në rregullativë dhe konform ligjit të kompanive të sigurimeve dhe natyrisht e jemi të interesuar ta përmbyllim këtë cikël të plotë të çështjeve të cilat janë të ndërlidhura me industrinë e sigurimeve”, tha Havolli për RTK. Havolli thekson se duhet të lëvizet drejt liberalizimit të tregut. “Për tu realizuar kjo duhet që të zgjidhen edhe një varg problemesh të cilat, fatkeqsisht fillojnë me numrin e madh të automjete të pasiguruara. Pra, ne kemi kryer pjesën tonë të punës sa i përket shtimit të kapitalit nga aksionarët”, tha ai. Zvoglimi i numrit të automjeteve të paregjistruara shihet si një mundësi që Kosova të aplikoj për antarësim në Kartonin e Gjelbër.

Mazreku: ULJA E VETURAVE TË PAREGJISTRUARA HAP RRUGËN PËR NË KARTONIN E GJELBËRT

Kurse Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) tha se Kosova synon të anëtarsohet në këtë institucion vetëm pasi të jenë kryer disa punë të brendshme.

“Këtë vit të kemi diçka konkrete,mos të kemi diçka vetëm pjesë të diskutimit, të dalim me numra të ri, me dalim me hyrje konkrete që Kosova të jetë në një nivel tjetër edhe të përfaqësimit, edhe të negocimit, sa u përket problemeve të brendshme që i kemi”, tha ai për RTK.Mazreku ka shpalosur plane që shkojnë në funksion të sigurisë më të madhe në trafik.

“Parashihet edhe investimi në pajisjet teknologjike te Policia e Kosovës, përmes pajisjeve të ndryshme, kamerave të cilat do të dhurohen PK-së, atehërë ata e kanë më të lehtë që këto vetura t’i detektojë. Ta zëmë nëse në çdo hyrje të Prishtinës i digjitalizomë nga një kamerë atëherë e monitorojmë çdo veturë që hyjë. Ka edhe pajisje të tjera që policia mundet me i përdor edhe në lëvizje. Kjo sigurisht që do të ulë numrin e automjeteve të paregjistrume dhe në anën tjetër këto pajisje, nëse Policia vendos me  i përdor edhe për punë të tjera që i ka edhe në bazë të përgjegjësive, këto pajisje mund të shqiptojnë në mënyrë automatike gjoba, munden me e matë shpejtësinë si dhe punë të tjera”. Për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara grupi punues është pajtuar që t’i kryej secili detyrat e veta./RTK /

Byroja dhe Oda Ekonomike e Britanisë në Kosovë me memorandum bashkëpunimi

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka pritur të enjten në Prishtinë drejtorin e Odës Ekonomike e Britanisë në Kosovë Bekim Kastratin me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkepunimit mes këtyre dy Institucioneve të rëndësishme.

Në takim përfaqësuesi e Odës Ekonomike e Britanisë në Kosovë kanë bërë të ditura projektet në vazhdim të cilat do të kënë impakt në sigurimin e automjeteve.

Të dyja palët u pajtuan të zyrtarizojnë bashkëpunimin duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]