Kompania e Auditimit Price Waterhouse Coopers ka prezantuar projektin për implementimi e plotë të Standardit IFRS 16

Kompania e Auditimit Price Waterhouse Coopers ka prezantuar para përfaqësuesve të komiteteve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës projektin e zhvilluar me të cilin mundësohet implementimi i plotë dhe sa më efikas i Standardit IFRS 16.

Temat e trajtuara në këtë prezantim përfshijnë:

  1. Trajnimi i stafit mbi standardin e ri IFRS 16,
  2. Analiza e të gjithë kontratave të qirasë dhe atyre të shërbimeve me qëllim identifikimin e kontratave që do njihen për a) qëllime të IFRS 16, b) për qëllime të identifikimit të komponentëve për matje (afati i qirasë, pagesa e qirasë, norma e skontimit etj) dhe c) fushat ku kërkohet gjykim ose konsiderim i veçantë nga ana e menaxhmentit;
  3. Shpërndarja e MS excel spreadsheet të sofistikuar që ndihmon në llogaritjen e të dhënave në përputhje me IFRS 16 (matja e aktivit, detyrimit, shpenzimit, amortizimit, shpenzimit të interesit, regjistrimet mujore, regjistrimet në rast modifikimesh, regjistrimet në rast përfundimi të kontratave). Është prezantuar dhe dokumenti MS Excel si manual përdorimi që lehtëson plotësimin e pavarur të të dhënave nga ana e stafit,
  4. Trajnim mbi përdorimin e MS Excel;
  5. Përgatitja e politikave kontabël lidhur me IFRS 16, dokument që përgjithësisht kërkohet nga audituesi ligjor. / Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /

 

Trajnimi parë profesional me Njësinë e Inteligjencës Financiare

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës së bashku me Njësinë e Inteligjencës Financiare të premten ka mbajtur takimin e parë profesional me përfaqësues te të gjitha kompanive të sigurimit që operojnë në vendin tonë. Takime të tilla do të mbahen edhe në muajt në vijim

 

/ Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /

 

 

Diskutohet për metodat e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale në bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimeve dhe Bankën Qendrore të Kosovës organizuan tryezën e rrumbullakët ku u diskutua për metodat e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve, arbitrazhin dhe ndërmjetësimin.

Pjesëmarrësit diskutuan lidhur me rëndësinë e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, sfidat dhe nevojën për të promovuar përdorimin e këtyre metodave në funksion të zgjidhjes më të shpejtë të kontesteve biznesore, në krahasim me procedurat e rregullta gjyqesore.

Pjesëmarrësit u njoftuan lidhur me mundësitë që ofrojnë këto dy metoda alternative të zgjidhjes së kontesteve, ku në vecanti u diskutua për risitë që ka sjellur Ligji për Ndërmjetësimin lidhur me referimin e rasteve në procedurë të ndërmjetësimit nga gjykatat.

Përfaqësuesit e sektorit të sigurimeve theksuan nevojën për promovimin e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit dhe rritjen e vetëdijes te qytetarët për mundësitë që ofrojnë këto mekanizma për zgjidhjen e kontesteve, gjë që do të ndikonte që qytetarët të shfrytëzojnë ndërmjetësimin dhe arbitrazhin si metoda për të zgjidhur mosmarrëveshjet jashtë gjykatave.

Pjesëmarrësit u dakorduan që të bashkëpunojnë ngusht për adresimin e rekomandimeve të dala nga tryeza, sidomos për përfshirjen e klauzolave të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit në kontratat e sektorit të sigurimeve, me koordinim paraprak me BQK-në si rregullator dhe me përkrahjen e Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale. / Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /

Mblidhet Komiteti i Auditimit

Në takimin e Komitetit të Auditimit të mbajtur në kuadër të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës është diskutuar lidhur me aktivitetet që do të mbajë shoqata dhe anëtarët lidhur me proceset e auditimit të brendshëm të kompanive të sigurimit.

Në takim, është vlerësuar e nevojshme që të organizohen trajnime nga ekspert nga Shqipëria, për të avancuar njohuritë dhe praktikat në fushën e auditimit të brendshëm.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Takim pune me Komitetin Ligjor

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës bashkë me komitetin ligjor të shoqatës kanë pritur në takim Zyrtarët e lartë të Njësisë për Inteligjencë Financiare Mirlinda Dreshaj dhe Flutura Blakçori.

Në takim është diskutuar lidhur me trajnimin një-ditorë që do të mbahet nga Njësia për Inteligjencë Financiare në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtar për Zyrtarët e Pajtueshmërisë në industrinë e sigurimeve me qëllim të pëmbushjes sa më të plotë të kërkesave të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimit të Financimit të Terrorizmit.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]