Prezantim nga kompania “Quantix”

Kompania Quantix L.L.C. sot ka prezantuar në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit aplikacionet për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara.
Aplikacionet janë të ndërtuar në disa komponentë, që konsistojnë në funksionalizimin e:
1. Hartës së Aksidenteve, e cila mundëson identifikimin e zonave të caktuara me rrezikshmëri dhe frekuencë të lartë të aksidenteve,
2. Certifikatës së aksidentit, përmes të cilës qytetarët do të kenë mundësinë e verifikimit nëse një mjet motorik i caktuar ka pasë ose jo të shkaktuar aksident,
3. Sistemit anti-mashtrim, përmes të cilit do të analizohen rastet potenciale të mashtrimit në sigurime me qëllim të parandalimit të tyre,
4. Aplikacionit mobil për ndërgjegjësim të qytetarëve lidhur me sigurimet, të cilët do të marrin informacione të ndryshme mbi aksidentet dhe produktet e ndryshme të sigurimeve të cilat ofrohen nga industria e sigurimeve.
Këto aplikacione do të lansohen brenda një periudhe të shkurtë kohore, të cilat do të prezantohen për përdorim praktik dhe sa më të lehtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Takim me Drejtorët e Departamenteve të Dëmeve të kompanive të sigurimit

U.D. Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku sot ka takuar Drejtorët e Departamenteve të Dëmeve të kompanive të sigurimit anëtare të Byrose Kosovare të Sigurimit.
Në takim, është diskutuar lidhur me ndryshimet e nevojshme për të avancuar sistemet e trajtimit të dëmeve dhe rritjen e efikasitetit në proceset e trajtimit të kompensimit të dëmeve materiale dhe jomateriale. / Byroja Kosovare e Sigurimeve /

Prezantimi nga EKIN Patrol

Kompania e teknologjisë informative EKIN Patrol përmes partnerit të saj ekskluziv teknologjik në Kosovë kompanisë “Info Soft Systems” kanë prezantuar para U.D. Drejtor Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku dhe stafit të institucionit funksionimin dhe implementimin e projektit për identifikimin e veturave të paregjisturara / pasigurara nëpërmjet EKIN pajisjeve për leximin automatik të targave të regjistrimit të mjeteve motorike dhe sistemin softverik për implementim.
Sot janë prezantuar funksionimi i paisjeve EKIN patrol G2 për vendosje në makinat e policisë si dhe EKIN Micro Spoter G2 për vendosje dhe përdorim mobil sipas nevojës dhe planeve, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me institucionet relevante. / Byroja Kosovare e Sigurimeve /

Guvernatori Mehmeti priti u.d e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur të martën u.d drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku.
Gjatë takimit guvernatori Mehmeti ka falënderuar Mazrekun për punën e deritanishme si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa e ka uruar dhe ofruar përkrahje në ushtrimin e përgjegjësive të reja.
Në anën tjetër, Mazreku gjatë takimit të parë në cilësinë e u.d drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme guvetrnatorin Mehmeti.
Mehmeti dhe Mazreku janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit mes dy Institucioneve Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit. / Byroja Kosovare e Sigurimeve /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]