Përfaqësues të Shoqatës dhe Industrisë së sigurimeve pjesmarrës në “Ditët e Sigurimeve në Kroaci”

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Jeton Rexhepi, Nënkolonel i Policisë së Kosovës bashkërisht me përfaqësues të industrisë së sigurimeve në Kosovë po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare dy-ditore “Ditët e Sigurimeve në Kroaci”, e cila organizohet nga Shoqata e Sigurimeve të Kroacisë në Opatija.

Në konferencë janë të pranishëm më shumë se 500 profesionist të industrive të sigurimeve nga mbarë bota. / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik vazhdoi në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”

Fushata vetedijesuese për uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale e organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës, si dhe Ministria e Infrastrukturës ka vazhduar të hënën në Prizren para studenteve të Universitetit Publik “Ukshin Hoti”. Një numër i madh e studenteve, stafit akademik të këtij Universiteti nga afër kanë dëgjuar prezantimet e përfaqësueseve të tre institucioneve.


Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.
Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve takoi drejtoreshën rajonale të Policisë

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku së bashku me nënkolonel Jeton Rexhepin si dhe Fejzullah Mustafën nga Ministria e Infrastrukturës kanë takuar të premten në Gjilan drejtoreshën rajonale të Policisë në Gjilan Elmina Mahmuti.

“Sot së bashku me nënkolonelin Jeton Rexhepi si dhe Fajzullah Mustafën nga Ministria e Infrastrukturës takuam drejtoreshën rajonale të Policisë në Gjilan. Gjatë takimit me të ne veçanti biseduam për numrin e madhe të automjeteve të paregjistruara si dhe rritja e vazhdueshme rasteve më lëndime të lehta dhe rënda trupore. Për të ndikuar sado pakë në uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, por edhe atyre me lëndime të lehta dhe renda sot kem nisur kampanjën në gjithë në Gjilan e deri më 15 nëntor kur edhe do të behët mbyllja saj do të vazhdojmë nëpër gjithë qendrat e Kosovës” ka shkruar në rrjetin social Facebook drejtori i Shoqatës së Sigurimeve Sami Mazreku / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Nis fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve fatale në komunikacion

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, sot në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën 3 javore vetededijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur të premten në këtë Universitet kanë marrë pjesë shumë student, përfaqësues nga policia e Kosovës., por edhe zyrtare të lartë të Institucioneve të vendit.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ai tregon se së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe ata të Ministrisë së Infrastrukturës fushatën do ta nisin nesër në Universitetin Publik të Gjilanit, duke vazhduar kështu në të gjitha Universitetet Publike në gjithë Kosovës, por edhe në kolegje private e institucione tjera.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Mazreku takoi zëvendëskryetaren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka takuar të enjten në Prishtinë zëvendëskryetaren e Këshillit Gjyqësore të Kosovës  Makfirete Sallauka si dhe gjykatësin Armend Berisha.

Gjatë takimit Sallauka dhe Mazreku kanë biseduar rreth rritjes së bashkëpunimit në mes këtyre dy institucione, por edhe çështje tjera që janë në interes të këtyre Institucioneve / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]