Gjykata Kushtetuese, shfuqizon nenin diskriminues të ligjit për Kryqin e Kuq

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përmes një vendimi ka shfuqizuar paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke e konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 % të primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq të Kosovës.

Por, duke e konsideruar si diskriminues, Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta sikurse në Kosovës ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkuese, ku nenin në fjalë nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit e ka konsideruar si të pa vlefshëm.

Në vendimin e Gjykatës i cili sot iu është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të  Kosovës thuhet se Gjykata vendos ta shpall paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës.

Aty më tutje në nenin III thuhet se Gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 Të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi i këtij aktgjykimi.

Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim.

“Ligji për kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë iu kamë ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë.  Nga sot përfundimisht kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë” ka thënë drejtori Mazreku.

2,9 MILIONË EURO DËME U PAGUAN VETËM GJATË MUAJIT JANAR

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë paguar dëm mbi 2,9 milionë euro, deri sa në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas shuma e dëmeve të paguara vetëm gjatë një viti kishte arritur rreth 43 milionë euro. ​

Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se kompanitë e sigurimeve që operojnë ne Kosovë janë duke paguar në vazhdimësi dëme, por sipas tij për industrinë e sigurimeve mbetet shqetësuese rritja e vazhdueshme e aksidenteve më dëme të vogla materiale, por me lëndime të rënda shëndetësore. ​

Mazreku më tutje thotë se tregu i sigurimeve në Kosovës është duke u rritur dhe zhvilluar nga dita në ditë, duke ndjekur kështu ​ funksionimin e industrisë sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane

Shuma e premive të pranuara ( Janar-shkurt 2019-Janar-shkurt2018)

Shuma e premive të pranuara ( Janar-shkurt 2019-Janar-shkurt2018)

Shkurt 2019:                           13.6 milionë euro

Shkurt 2018:                           13.1 milionë euro  

Rritja në euro:                         0,5 milionë euro

Rritja në %:                            3,74 %

Shuma e premive të pranuara gjatë periudhës janar-shkurt 2019, krahasuar me periudhën janar-qershor 2018  është rritur për 0,5 milionë euro, apo 3,74 % më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Burimi: Banka Qendrore e Kosovës

Shuma e premive të pranuara ( Janar 2019-Janar 2018)

Shuma e premive të pranuara ( Janar 2019-Janar 2018)

Janar 2019:                             6.5  milionë euro

Janar 2018:                             6.6 milionë euro  

Rritja në euro:                         -0,1 milionë euro

Rritja në %:                            – 1,5 %

Shuma e premive të pranuara gjatë periudhës janar 2019, krahasuar me periudhën janar 2018  është  më e vogël për 0,1 milionë euro , apo 1,5 % më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Burimi: Banka Qendrore e Kosovës

Synohet bashkëpunimi i shoqatave të sigurimit europiane me atë të Kosovës

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës e përfaqësuar nga z. Sami Mazreku – Drejtor Ekzekutiv dhe z. Venhar Hana – Shef i Zyrës Ligjore, sot me datë 16.11.2018 kanë takuar në Romë, Itali, përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Kompanive të Sigurimit znj. Maria Rita Arena dhe z. Roberto Signorini.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku ka thënë se ky takim ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me shoqatat e vendeve të tjera dhe ka një rendësi të veçantë për industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës.

Në takim janë diskutuar çështje me rëndësi për të dyja industritë e sigurimeve, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë financiar dhe operativ. Fokus i veçantë i është dhënë modaliteteve që ka ndjekur kjo shoqatë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara dhe rritjen e vetëdijes sociale për sigurimet.

Shoqata Nacionale e Kompanive të Sigurimit ka ofruar çdo mbështetje që i nevojitet Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës për të arritur qëllimet e saj në zhvillimin e industrisë së sigurimeve.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në vazhdimësi do të ketë takime me Shoqata e vendeve si ajo e Hungarisë, Kroacisë dhe vende të tjera.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]