Funksionimi i biznesit të sigurimeve në Kosovë

Shkruan: Sabrije Ahmetaj

Veprimtaria e biznesit të sigurimeve në Republikën e Kosovës është e regulluar me dispozita juridike. Nuk është e lejuar asnjë kontratë e sigurimeve, respektivisht polise e sigurimeve e cila është në kundërshtim me Ligjin dhe aktet juridike nënligjore.

I.Ligjet me të cilat regullohen në pergjithësi sigurimet janë:

  • Ligji mbi Bankën Qëndrore
  • Ligji mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia
  • Ligji i Marredhënieve Detyrimore
  1. Dhe Aktet nënligjore që parashohin sigurimin:
  • Rregullorja 2001/25
  • Rregullat e Sigurimeve

Me këto dispozita juridike, kompetent për mbikëqyrjen dhe licencimin e kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve, është e autorizuar Banka Qëndrore e Kosovës, e cila përveç mbikëqyrjes ka obligim edhe  licencimin e kompanive të sigurimit si dhe ndërmjetësuesve të sigurimit. Faktikisht asnje person jurdik apo fizik nuk mund të ushtrojë veprimtarine e biznesit të sigurimit pa miratimin paraprak të Bankës Qëndrore të Kosovës. Të gjitha autorizimet dhe obligimet janë të përshkruara në Ligjin mbi Bankën Qëndrore dhe Rregulloren 2001/25 mbi licencimin e kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimit dhe rregullave të BQK.

Me aktivitetet dhe bashkëpunimin  e deritashëm, të Bankës Qëndrore të Kosovës me Kompanitë e Sigurimeve, është krijuar një bazë e qëndrueshme dhe një funksionim i qëndrueshëm i veprimtarisë së sigurimeve në përgjithësi duke konkuruar për nga profesionalizmi me shumë vende në rajon, si me respektimin e dispozitave juridike ashtu edhe me një treg të shëndosh të sigurimeve.

Me aplikimin e dispozitave juridike nga lëmia e sigurimeve, të cilat janë të nivelit ndërkombëtar, Kompanite e Sigurimeve në Kosovë, të licencuara operojnë me të gjitha produktet e sigurimeve e sidomos me sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia.

Në Kosovë janë të licencuara 10 kompani të sigurimeve, në të cilat bëjnë pjesë ato me capital vendor dhe të huaj, duke i respektuar të gjitha dispozitat juridike kosovare dhe kriteret e kryerjes se veprimtarise së sigurimeve me një respekt të lartë, për çka edhe rezulton një zhvillim i lartë i këtij biznesi, duke qenë një nga kontributorët e rëndësishëm  në sistemin tatimor të Kosovës.

Tregu i sigurimeve, ka bashkëpunim me shumë ekspert ndërkombëtar duke mësuar nga  praktikat dhe përvojat e tyre dhe duke marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme nga lemia e sigurimeve, me çka është rritur avansimi i arsimimit nga lëmia e sigurimeve, perms angazhimit të këtyre ekspertëve, të cilët me ligjërimin e tyre kanë arsimuar një kuadër të personelit të sigurimeve, duke pasur rezultate të suksesëshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale në tregun e sigurimeve

Me krijimin e një industrie të sigurimeve duke aplikuar  legjislaturën juridike në fuqi, shkëmbimin e praktikës ndeëkombëtare, literaturës së huaj dhe angazhimin e madh të personave kompetent në fushën e sigurimeve është arrit një nivel i lartë dhe i qëndrueshëm i industrise së sigurimeve në Kosovë, duke qenë konkurent me tregjet e sigurimeve në rajon.

 

Analizë mbi shkaktarët e aksidenteve në komunikacion

Shkruan: Yll Koshi – Ekspert i Komunikacionit

Në Shkaktimin e aksidenteve duhet të dallojmë:

 

  • Shkaktar të aksidentit – munden me qenë një apo më shumë
  • Kontribues në shkatimin e aksidenteve – një apo më shumë
  • Kemi edhe lëshime nga ana e pjesëmarrësve të cilat kanë kontribuar në lartësinë e pasojave të aksidenteve (mospërdorimi i rripit të sigurisë, mospërdorimi i helmetës mbrojtëse të kokës)

 

Tre FAKTOR kryesor të shkaktarëve të aksidenteve të komunikacionit:

 

 

 

 

 

 

 

 

85%

Njeri (pjesëmarrës) a)vozitës -Vozitësit e rinjë (me përvojë deri 2 vje)

– tejkalimet e panevojshme

– përparësia e kalimit

– Përdorimi i celularit

– Përdorimi i rripave të sigurisë

-gjendja psiko-fizike e vozitësit

 

SUBJEKTIV
b)këmbësor –   Viktimë – Fëmijët në rrugë pa mbikqyrje

–   Moskujdesi gjatë kalimit të rrugës

c)bashkëudhëtar –          Hapja e derës

–          Dalja nga mjeti publik vend e pavend

 

 

 

 

 

 

 

10%

Rrugë a)Infrastruktura rrugore

 

– Sinjalizimi horizontal dhe vertikal

Siguria e rrejshme

100 km/h – kyqje e pasigurtë nga rrugët anësore

Shënimi i vendkalimeve – pa ndriqim dhe pa shenja adekuate të paralajmërimit

OBJEKTIV
b) Mirëmbajtja

– verore

– dimërore

Dimrit – mungesa e mirëmbajtjes dimërore ka shkatuar pasoja me përmasa të mëdha ndshje zinxhirore me mbi 15 deri 20 automjete. Akulli i zi – angazhimi i ekspertëve në kompanitë e mirëmbajtjes
 

5%

Mjet Gjendja teknike e mjetit Kontrolli teknik vjetor – periodik
Përdorimi i paisjeve dimërore

 

Disa aksidente karakteristike

  • Aksidentet me mjete komerciale – autobus – kamion – pickup

Mungesa e kontrollit adekuat të përdorimit të  mjeteve në parkun e automjeteve

  1. Kontrolli ditor i mjetit (parregullsia teknike si shkatar i aksidenteve)
  2. Kontrolli ditor i vozitësit (gjendja e pavolitshme psiko-fizike e vozitësit në shkatimin e aksidneteve)

 

  • Aksidentete me rastin e punimeve në rrugë dhe përgjatë rrugës
  1. ekspozimi i rrezikshëm i punëtorëve të cilët kryejnë punimet në rrugë.
  2. Rrezikimi i pjesëmarrësve tjerë në komunikacion për shkak të mungesë së sinjalizimit adekuat.

 

Historia e Sigurimeve

Shkruan: Ilir Prapashtica – Shef i Sektorit të trajnimeve

Nga mënyra se si është zhvilluar historia e njerëzimit, mund të themi se sigurimet paraqiten së bashku me paraqitjen e shoqërise njerëzore. Janë të ditura dy lloje të ekonomive në shoqëri: ekonomia e parave (me tregje, para, instrumente financiare, etj.) dhe ekonomia e joparave apo ekonomia natyrale. Kjo e dyta është më e vjetër nga e para.

Në një ekonomi të tillë mund ta shohim sigurimin si formë, ku njerezit i ndihmonin njëri tjetrit. P.sh. nëse digjej një shtëpi, anëtaret e atij komuniteti i ndihmonin për ta bërë një të re, kjo bëhej në mënyre reciproke, por p.sh.  kishte edhe raste kur, ai që nuk ndihmonte, në të ardhmen nuk i ndihmohej as atij nga askush. Ky lloj sigurimi ka mbijetuar në disa vende deri në ditët e sotme, p.sh në disa vende të ish Bashkimit Sovjetik.

Duke ju referuar sigurmeve në mënyrën moderne, metodat e hershme të transferimit apo shpërndarjes së riskut, ishin praktikuar nga tregtaret Kinez dhe Babilonas, qysh ne shek. III dhe II para erës sonë. Tregtaret Kinez duke lundruar-udhëtuar nëpër lumenj të rrezikshëm dhe të shpejtë e shpërndanin mallin e tyre në shume anije, për të limituar humbjen nga përmbysja e ndonjë anije.

Babilonasit zhvilluan nje sistem tjeter të sigurimeve, i cili është regjistruar në të famshmin “Kodi i Hammurabit” në vitin 1750 para erës sonë, dhe është praktikuar nga tregtaret e hershëm të mesdheut. Nëse një tregtar merrte një hua për dërgesën e tij, ai do të ja paguante huadhënësit një shumë të caktuar shtesë, për garancionin e huadhënësit se nëse anija vidhej, ai do ta anulonte huan.

Monarku Achaemenian i Iranit ka qenë i pari i cili i ka siguruar njerëzit e tij dhe e bëri një gjë të tillë zyrtare duke e regjistruar procesin e sigurimit në zyrat e notarit. Tradita e sigurimeve është performuar çdo vit në Norouz (fillimi i vitit të ri Iranian) krerët e grupeve të ndryshme etnike si dhe të tjerët të cilët deshironin të merrnin pjesë, i dhuronin dhurata monarkut. Kur dhurata ishte më e madhe se 10.000 Derrik (para të arit të monarkut), qështja regjistrohej në një zyrë të veqantë. Qëllim i regjistrimit ishte që nëse personi i cili kishte dhënë dhuratë monarkut, kishte vështërsi, monarku do ta ndihmonte.

Shumë vite më vonë banorët e Rhodes e zbuluan konceptin e “mesatares së përgjithëshme”.  Tregtarët, mallrat e të cilëve transportoheshin së bashku, do të paguanin një prim proporcional, i cili do të përdorej për të rimbursuar ndonje tregtar malli i të cilit mund të hidhej nga anija, për shkak të stuhis apo për ti shpëtuar fundosjes.

Grekët  dhe Romakët paraqitën origjinën e sigurimit shëndetësor dhe jetësor në vitin 600 të erës sonë, kur ata organizuan shoqerine (esnafët) të cilët quheshin “shoqëri dashamirësie” të cilat kujdeseshin për familjet dhe paguanin shpenzimet e funeralit për anëtaret e tyre. Esnafët edhe në mesjet shërbenin për të njejtin qëllim. Para se të krijoheshin sigurimet në shek. e 17, “shoqatat miqësore” kanë ekzistuar edhe në Angli, në të cilat njerëzit jepnin donacione në shuma të parave për të grumbulluar një shumë të përgjithëshme e cila mund të përdorej për raste emergjente.

Kontratat e ndara të sigurimit (d.m.th. policat e sigurimit jo të lidhura me hua apo kontrata tjera), janë zbuluar në Gjenovë në shek. e 14. Këto kontrata i lejonin sigurimeve të jenin të ndara nga investimet, një ndarje e roleve që u tregua e suksesëshme në sigurimin e marinës. Sigurimet u bënë më të sofistikuara në Europen e pas Renesancës dhe u zhvilluan lloje të ndryshme të sigurimeve.

Aty ka fundi i shek.17, rritja e rëndësisë së Londrës si qendër e tregtise, e rriti edhe kërkesën për sigurimin e marinës. Në vitin 1680 Edward Lloyd, e hapi një kafe-bar, e cila u bë e famshme për pronarët e anijeve, tregtaret, dhe kapitenët e anijeve, duke u shëndërruar njëherit në një burim të sigurtë informatash për lundrimet e fundit të anijeve. Ajo u bë vendtakim për palët të cilët dëshironin ti siguronin mallrat (kargot) dhe anijet e tyre, dhe atyre të cilët ishin të gatshëm të merrnin në sigurim një aventur apo rrezik të tillë. Sot Lloydi i Londrës mbetet tregu lider për sigurimin e marinës dhe llojet e tjera te specializuara te sigurimeve.

Sigurimet të cilat i njohim ne sot mund të gjurmohen që nga Zjarri i madh i Londrës në vitin 1666, kur u dogjën 13,200 shtëpi. Pas kësaj katastrofe, Nicholas Barbon e hapi një zyre për ti siguruar ndërtesat. Në vitin 1680 ai themeloi Kompanine e parë të sigurimeve “The Fire Office”, për ti siguruar shtëpite me tulla dhe ato me montim, kjo do të jetë kompania e parë e sigurimeve jo vetëm në Angli por në tërë Botën.

Sigurimi është një marrëveshje me të cilën njëra palë (siguruesi) premton ti paguaj palës tjetër (të siguruarit apo policambajtësit) një shumë të të hollave, në rast të një  ndodhie e cila i shkakton të siguruarit humbje financiare. Përgjegjësia për pagesën e humbjeve të tilla në këtë rast  transferohet nga policambajtësi tek siguruesi. Siguruesi me këtë rast, për detyrimin e marrë për të paguar humbjet kur ato të ndodhin, e ngarkon të siguruarin me një shumë të hollash, që njihet si prim i sigurimit.

 

 

Regjimet e Solvencës në Evropë

Shkruan: Qasim Akbar

Qasimi është një inxhinier financiar, ofron shërbime për aktuaristik dhe për riskun korporativ në të gjithë botën.

Ka specializuar për kapital dhe modelim të rrezikut të investimeve, ai punon me siguruesit, agjentët, brokerët, MGAs dhe menaxherët e investimeve për të ofruar shërbime strategjike dhe operative dhe mbështetje këshilluese, duke u fokusuar kohëve të fundit në Solvencën II.

 Tema e solvencës duket se kanë dominuar industrinë evropiane të sigurimit për dekadën e kaluar. Si një koncept formal dhe të standardizuar, diskutimi rreth solvencës filloi me prezantimin e parë të jo-jetës Direktiva (73/239 / EEC) e njohur si Solvenca I në në vitin 1973.

Që nga ajo kohë, industria e sigurimeve në Evropë (dhe në të vërtetë në të gjithë botën) ka parë përshtatje të regjimeve të tyre përkatëse të aftësisë paguese të cilat kulmuan së fundi në Solvencën II.

Në të vërtetë, të gjitha institucionet e shërbimeve financiare ka qenë në një gjendje fluksi, veçanërisht që nga recesioni global të 2007/2008, me organet rregullatore në kërkim për regjimet e kujdesshme dhe rregullimin e duhur të bazuar në rrezik për të ndihmuar të minimizuar mundësinë e krizave të mëtejshme.

SOLVENCA I

Solvenca I është dizajnuar për të siguruar kërkesat e standardizuara dhe reale të kapitalit minimal për automjetet e (ri) sigurimit. Ndërsa, sfidat mbetën rreth parameterave në kërkesat e kapitalit për të pasqyruar siç duhet rreziqet e hasura nga (ri) siguruesit, dmth një kuadri rregullator të bazuar në rrezik.

Ky kufizim, dhe fillimi  i solvencës I,  ka bërë BE-në, një nga tregjet më konkurruese të sigurimit në botë.

Pa shqetësimet Brexit dhe qasje të hapur në një treg të vetëm për të gjithë (ri) sigurimit, njohja reciproke në të gjithë organet mbikëqyrëse ka lejuar industrin evropiane të sigurimeve të lulëzojë nën një kuadër të përbashkët me kufijtë adekuat aftësisë paguese në vend.

Kufizimet

Për fat të keq, nuk ka asnjë mënyrë për tu përball me kufizimeve. Kriza financiare dhe një varg i dështimeve të sigurimit të lidhura gjatë 30 viteve të fundit kanë theksuar mangësi të rëndësishme në kërkesat rregullatore të vendosura mbi (ri) siguruesit dhe të ka ekspozuar nevojën për një vlerësim të duhur të rreziqeve (të njohur dhe të panjohur, sasiore dhe cilësore!).

Rregullat aktuale të solvencës I, nuk mund të përballen me shumëllojshmërinë e profilit të riskut të kompanive të sigurimit, dhe për këtë arsye nuk janë të lidhur me ekonominë e biznesit.

Standardet mbikëqyrëse në Evropë ishin në pikëpzetje gjithashtu dhe nevoja për harmoni u rrit.

Fillimi i Solvencës II

Me qëllim për të sjellë një qasje të rrezikut ekonomik të bazuar në menaxhimin e kapitalit të sigurimit, që lidh rrezikun me kërkesat e kapitalit, regjimi i ri është projektuar për të parë në të dy anët e një bilanci (ri) siguruesit. Për këtë ka lindur, solvenca II.

Ndërsa Solvenca I synon rishikimin dhe përditësimin e regjimit aktual të solvencës në BE, projekti i solvencës II ishte projektuar me një qëllim shumë më të gjerë në mendje.

Solvenca II mund të konsiderohet si kornizë e reformuar solvencës në tërë BE. Largpamëse nga natyra në vlerësimin e rrezikut, ajo ka lidhur hendekun mes rregullatorit dhe kapitalit ekonomik.

Megjithatë një pikë e rëndësishme për tu theksuar është se mungesa e kapitalit megjithatë mund të zëvendësim për kapacitetin për të kuptuar, matur dhe për të menaxhuar rrezikun dhe nuk ka formulë apo model mund që të kap çdo aspekt të rreziqeve me të cilat përballet një sigurues.

Kur solvenca I ishte e kufizuar (dhe kur Solvenca II u shqua) ka të bëjë me nxitjen e menaxhimit të lartë të cilësis së rrezikut duke siguruar që vlerësimi i rregullatorit për kapitali është i integruar me proceset më të gjera të menaxhimit të kapitalit përmes menagjimit të gjërë të riskut korporativ.

Pikat kryesore:

Solvenca I

Vlerësimi i kujdesshëm i detyrimeve reflekton praktikat e kontabilitetit lokal

Kërkesat të thjeshta të kapitalit

Rreziku i aseteve menaxhohet nga kufizimeve sasiore dhe jo nga kapitali

Asnjë dispozitë për shqyrtim risku,

Solvenca II

Vlerësimin permanent të tregut në përputhje të detyrimeve të aseteve

Kërkesat për kapital bazuar në modelin me formul standarde, model të brendshme të pjesshëm ose model të brendshëm të plotë

Vlerësimi i riskut sipas modulit të riskut të tregut

Kërkohet shqyrtim i riskut dhe qeverisjes

 

“Të dhënat e përmbajtura në këtë artikull nuk përbëjnë këshilla. Autori nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi për vendimet e marra ose jo, në bazë të informacionit të paraqitur. ”

 

Për çfarë shërbejnë sigurimet ?

Sigurimet janë një aktivitet ekonomik të cilat na mbrojnë nga rreziqet e caktuara të cilat mund ta dëmtojnë (shkatërrojnë) pasurin dhe njerëzit

Detyrë e sigurimeve është që një numër të rreziqeve të cilave u janë ekspozuar të siguruarit (policambajtësit), të marrin përsipër kompenzimin e dëmit të cilin e ka pësuar i siguruari, në pajtim me kontratën e sigurimit

Mbulesa siguruese në sigurime, arrihet në atë mënyrë, pasi të jetë arritur një marrëveshje dhe/apo kontratë e sigurimit e cila ndryshe njihet edhe si policë e sigurimit.

Pagesa e cila kryhet nga ana e të siguruarit, për mbulesën siguruese sipas policës së sigurimit, njihet si prim i sigurimit

Sigurimet kryejnë një funksion të rëndësishëm shoqëror. Sa më e madhe të jetë përqindja e të siguruarve (policambajtësve), aq më pak do të shpenzohet buxheti i shtetit për të kompenzuar dëmet ekonomike për ndërmarrje/biznese të ndryshme dhe për persona fizik, p.sh. kompenzimet nga ndonjë katastrof natyrore.

Kompanitë e Sigurimit kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe financiar të një vendi, duke i mundësuar qytetarëve, ndërmarrjeve dhe vetë shtetit, të bërit biznes në mënyrë më të sigurtë si dhe një investim në kursime për një stabilitet financiar

Kompanitë e sigurimit janë investitor të rëndësishëm përmes tregut financiar, si përmes investimit në letra me vlerë dhe aktivitete tjera ekonomiko-financiare.

Sigurimet ne Kosovë rregullohen permes dy ligjeve te miratuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës.

LIGJI NR. 04/L- 018 – PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NGA AUTOPËRGJEGJËSIA dhe

LIGJI Nr. 05/L -045 PËR SIGURIMET

Sigurimi nga autopërgjegjësia

Automjetet tani më janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dhe po ashtu janë një pjesë e pasuris që ne kemi. Çdo dëm, qoftë i vogël apo i madh, për ne paraqet një barrë financiare të pa planifikuar, e cila mund të na vendos në vështërsi dhe mund të na ç’rregullojë planet financiare për të ardhmen.

Andaj me lidhjen e një kontrate të sigurimit nga autopërgjegjësia, ne e sigurojmë, apo më mirë të themi e bartim përgjegjësin tonë, për ndonjë dëm eventual të shkaktuar nga ne, tek kompania e sigurimit, e cila në bazë të kontratës për sigurimin nga autopërgjegjësia e merr përgjegjësin për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara dhe për të cilat ne jemi fajtor, ndaj palëve të treta.

Palë e tret në sigurimin nga autopërgjegjësia konsiderohen, këmbësorët, personat në automjetin tjetër, bashkëudhëtarët në automjetin i cili e ka shkaktuar dhe ka qenë fajtor për dëmin, si dhe të gjithë ata të cilit nuk përjashtohen si palë e tretë sipas nenit 11, të ligjit për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia.

Andaj është më mirë që të kemi sigurimin valid nga autopërgjegjësia i cili edhe ashtu në Republikën e Kosovës është i obliguar me ligj.

Sigurimi i pronës/pasuris

Kur njerëzit arrijnë që gjatë jetës së tyre të krijojnë një pasuri, si p.sh. blerja e një shtëpie, hapja e një biznesi, nga i cili arrijmë të krijojmë të hyra dhe të mira materijale për vetën dhe familjet, është një ndjesi shumë e veqantë për atë që është arritur.

Mirëpo arritja e të pasurit të një pasurie – prone, nuk do të thotë se njerëzit duhet të vet kënaqen, pasi ruajtja e kësaj pasurie – prone, shumë herë mund të jetë më e vështirë se sa vetë krijimi i saj.

Dhe për të ruajtur atë për të cilën njerëzit kanë punuar dhe kanë derdhë djersën e tyre, ata do të duhej ta sigurojnë këtë pasuri – pronë.

Qëllimi i sigurimit të pasuris – pronës është kompenzimi i dëmeve në pasuri si pasojë e ndodhive të papritura, të paparashikuara dhe aksidentale, e të cilat dëme do ti vendosnin njerëzit dhe bizneset e tyre në vështërsi financiare dhe ekonomike.

Me sigurimin e pasuris – pronës, rritet edhe stabiliteti ekonomik si për individin ashtu edhe për shtetin dhe shoqërin në përgjithësi.

Sigurimet e pasuris – pronës ofrojnë mbules nga rreziqet siq janë:

 

  • Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë

 

  • Sigurimi nga vjedhja

 

  • Sigurimi i mjeteve monetare

 

  • Sigurimet inxhinjerike

 

  • Sigurimi i mallit në transport

 

  • Sigurimi i përgjegjësis

 

Sigurimi shëndetsor

 “Shëndeti në rend të parë”, është një shprehje e cila tregon se njeriu mbi të gjitha më së shumti i kushton rëndësi shëndetit të vet personal, dhe jo vetëm. Zhvillimi i mjekësis ka marrë një hovë shumë të madh, dhe sot mjekësia ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit në të gjitha fushat e saj, duke filluar nga diagnostfikimi e deri te shërimi i sëmundjeve të shumta dhe të ndryshme me efektivitet të plotë.

Por i gjithë ky zhvillim në vete ngërthen edhe një qështje e kjo është kosto, shumë herë të papërballueshme, për qytetarët

Për këtë arsye sigurimi shëndetsor i cili ofrohet nga kompanitë e sigurimit, mund të jetë një ndihmesë e pakontestueshme për ti përballuar kostot e larta të mjekimit.

Sigurimi shëndetsor mund të bëhet në mënyr grupore dhe individuale/familjare

Disa nga përfitimet që i sjell sigurimi shëndetsor, është mbulimi i shpenzimeve që janë të lidhura me trajtimin, e ato janë si më poshtë vijon:

 

  • Shpenzimet farmaceutike
  • Kujdesi parandalues
  • Trajtimet dentare
  • Trajtime te syve
  • Trajtime psikiatrike
  • Trajtime infermerie
  • Transporti

Sigurimi nga aksidentet personale

 Çdo kujt së paku njëher i ka ndodhur ndonjë aksident personal, pavarësisht se si, kur dhe në çfarë forme, ato ndodhin dhe në për fat të keq nuk mund ti parandalojmë ato.

Nga këto aksidente pavarësisht natyrës së tyre, ato shkaktojnë dëme dhe apo humbje për ne dhe për të gjithë ata të cilëve ju ndodhin, dhe këto humbje çofshin ato të vogla apo të mëdha, mund të ndikojnë negativisht në financat apo buxhetin tonë familjar, etj. për shkak të shpenzimeve mjekësore të cilat duhet ti bartim si pasojë e një aksidenti.

Në mënyrë që të mos kemi brenga të tilla se kush do ti mbulojë shpenzimet mjekësore në rast se ne pësojmë një aksident, duhetë të kontraktojmë një policë të sigurimit nga aksidentet personale, e disponueshme në tregun e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i sigurimit nga aksidentet personale është kompenzimi i policambajtësit me një shumë të përgjithshme në rast të vdekjes aksidentale apo edhe në rast të një paaftësie/invaliditeti si pasojë e një aksidenti.

Përfitimet nga ky llojë sigurimit janë mbulimi i shpenzimeve mjekësore si pasojë e një aksidenti personal.

Sigurimi shëndetit në udhëtim

 Çdo kush nga ne mund ta ketë pasion udhëtimin. Duke udhëtuar njerëzit njihen me vende dhe kultura të ndryshme, ato na shërbejnë për tu njohur edhe me njerëz të ndryshëm. Tani me liberalizimin e vizave per qytetarët e Kosovës, mundësia për të udhëtuar jashtë është rritur edhe më shumë.

Njerëzit thjesht udhëtojnë për kënaqësi, për nevojë dhe për raste tjera të ndryshme, ajo që është me rëndësi, është që këto udhëtime të jenë të sigurta, të rehatshme dhe komode, por edhe qëndrimi në destinacion po ashtu duhet të jetë i rehatshëm dhe komod.

Çdo ndodhi aksidentale do të jetë një shans për humbje, e humbjet në raste të tilla përveq që mund të jenë shëndetsore janë edhe financiare, pra kanë një kosto, jashtë atyre që njerëzit e kanë kalkuluar për udhëtimin e tyre, dhe këto humbje mund të mbulohen shumë lehtë me një policë të sigurimit të shëndetit në udhëtim.

Ky llojë sigurim mbulon shpenzimet mjekësore në rast të një sëmundje akute, të papritur apo edhe në rast të një aksidenti të pësuar nga i siguruari gjatë kohës së udhëtimit, natyrisht nëse ka policë valide të sigurimit.

Gjithashtu kjo policë mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të vdekjes.

Sigurimi jetësor

 Çfarë është jeta?

Është pyetje një milion dollarëshe. Pikëpamjet dhe botëkuptimet mbi kuptimin e jetës janë të ndryshme, varësisht prej perceptimit. Ka disa që thonë se jeta është dhurata më e vlefshme që njeriut i është bërë nga zoti, përderisa të tjerët mendojnë se kjo është një dhurat e natyrës përgjat evoluimit të njerzimit.

Sidoqoftë çdo kush e ka një jetë dhe secili e jeton në mënyrën e vet. Por edhe jeta i ka ulje ngritjet e veta, kohët e mira dhe të vështira, vuajtjet dhe gëzimet, të gjitha i përjetojmë gjatë jetës.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, jeta është e tillë që përderisa sot e jetojmë me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj, nesër mund të mos e kemi, dhe/apo të mos jemi.

Por të për të një jetë të qetë dhe pa brengën se çfarë do të ndodh me pasardhësit tanë pasi ne të mos jemi më, është sigurimi i jetës ai i cili na mundëson një gjë të tillë.

Sigurimi i jetës ju ndihmon njerëzve në shumë aspekte të rëndësishme të jetës

Në terma të thjeshtë thjesht polica e sigurimit të jetës është një investim dhe kursim për të ardhmen, e vet personit të siguruar por edhe të familjes së tij.

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]