Drejtori BKS-së mbajti prezantimin para studenteve të Universitetit të Pejës

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku së bashku me Valon Berishën dhe Ilir Prapashticën kanë vazhduar të mërkurën mbajtjen e prezantimit para studenteve të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.

Drejtori Mazreku si dhe Prapashtica e Berisha para studenteve të këtij universiteti kanë folur rreth funksionimit të sektorit të sigurimeve në vendin tonë, si dhe më detajisht punën që bën Byroja Kosovare e Sigurimit.

Takime dhe prezantime nëpër institucione edukative BKS-ja ka nisur nga fillimi i viti e do të vazhdoj deri në përfundim të këtij viti.

Në fund të takimit drejtori BKS-së së bashku më bashkëpunëtorë ka takuar edhe dekanin e Fakultetit të Biznesit në Pejë z.Halit Shabani ku me të kanë biseduar rreth mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve të rëndësishme

Drejtori BKS-së mban një prezantim para nxënëseve të shkollës Hasan Prishtina në Mitrovicë

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku së bashku me Valon Berishën dhe Ilir Prapashticën kanë mbajtur një prezantim para nxënëseve të shkollës së meseme “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.

Drejtori Mazreku si dhe Prapashtica e Berisha para tyre kanë shpjeguar rëndësinë e sigurimeve, por edhe informacione të shumta që në të ardhmen do të jenë shumë të nevojshme për ta. Takime dhe prezantime nëpër institucione edukative BKS-ja ka nisur nga fillimi i viti e do të vazhdoj deri në përfundim të këtij viti.

Në fund të takimit drejtori BKS-së i ka ftuar nxënësit që të vizitojnë edhe Institucionin që ai drejton për të parë nga afër se si funksionon.

 

BQK-ja përkrah BKS-në në procesin e reformimit

Nexhat Kryeziu u.d i zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka vizituar të martën Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ku është takuar me drejtorin z.Sami Mazreku si dhe z.Agim Elshani, kryesues i Asamblesë së Përgjithshme dhe z.Korab Lluka, kryetar i Këshillit Administrativ në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Drejtori Mazreku ka falënderuar Kryeziun që vizitën po e bën në Institucionin që ai drejton.

Mazreku e ka njoftuar zëvendësguvernatorin me reformat, ndryshimet dhe sukseset që kanë pasur në ketë Institucion gjatë dy viteve të fundit.

Gjithashtu Mazreku ka kërkuar mbështetje të më tutjeme të BQK-së për të vazhduar reformat dhe ndryshimet ligjore që duhet t’i përshtatën kohës.

Në anën tjetër zëvendësguvernatori Kryeziu ka uruar menaxhmentin e BKS-së për angazhimin e madhe që ka pas në ndryshimin në tersi të Byrosë Kosovare të Sigurimit

Gjithashtu zëvendësguvernatori i ka ofruar mbështetje të më tutjeshme BKS-së në proceset që kanë për qëllim reformimin e këtij institucioni të rëndësishëm.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për gjetjen e modaliteteve në antarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]