BKS dhe Universum nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Kolegji Universum dhe Byroja Kosovare e Sigurimit sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi. Memorandumi mes Kolegjit Universum dhe BKS-së, është nënshkruar nga Z. Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i BKS-së dhe Z. Alejtin Berisha, President i Kolegjit Universum. Marrëveshja parasheh bashkëpunimin #profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet. Po ashtu organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.

BKS-ja dhe AAB-ja nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku dhe rektori i kolegjit AAB, Bujar Demjaha, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Përmes një postimi në “Facebook”, BKS ka njoftuar se marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.

Guvernatori Mehmeti dhe zëvëndësguvernatori Havolli vizituan BKS-së

Guvernatori i Bankës Qendrore te Kosovës z.Fehmi Mehmeti si dhe zëvendësguvernatori z.Sokol Havolli kanë vizituar të mërkuren Byrone Kosovare të Sigurimit, ku janë takuar me u.d drejtorin Sami Mazreku. Guvernatori Mehmeti dhe drejtori Mazreku janë dakorduar për rritje të bashkepunimit në mes të këtyre dy Institucioneve te rëndesishme në vend

Mazreku takoi Konsullin e Kosovës në Kanada

Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka takuar të martën në Prishtinë Donat Sylën, konsull i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada.

Gjatë takimit u.d drejtori Mazreku dhe konsulli Syla kanë biseduar rreth rritjes së bashkëpunimit në fushën e sigurimeve në mes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kanadasë.

/ Byroja Kosovare e Sigurimit /

 

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

U.D. Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale e Kosovës Avni Ahmeti, përmes të cilës synohet lejimi i qasjes nga AKK për kompanitë e sigurimeve për leximin dhe printimin e informatave në Regjistrin e të Drejtës së Pronës së Paluajtshme (RDPP).

Nëpërmjet këtij sistemi për të cilin Agjencia Kadastrale e Kosovës i krijon qasje Byrosë Kosovare e Sigurimit, kompanitë e sigurimeve përmes shfrytëzimit të ueb shërbimeve do të kenë mundësinë e regjistrimit të hipotekave në mënyrë elektronike duke mundësuar qasje më të mirë në shërbimet publike, e cila ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e efikasitetit dhe procesimit të procedurave të lëshimit të garancive nga kompanitë e sigurimeve.

/ Byroja Kosovare e Sigurimit /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]